Shtajnmajer: Sa i përket Kosovës ne nuk jemi dakord me njëri-tjetrin në përmbajtje
8 Qershor 2007Reklamë
Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer duke folur për Kosovën në Hailigendam tha se ekzistojnë diferenca në këtë çështje: Sa i përket Kosovës ne nuk jemi dakord me njëri-tjetrin në përmbajtje, këtu është diskutuar sërish për këtë temë, dhe kisha përshtypjen se SHBA-të me Rusinë në kuadër të bisedimeve në Këshillin e Sigurimit do të arrijnë tek një vendim në një kohë të afërt. Sipas vlerësimit tim, ky vendim nuk do të merret para vizitës së Putinit në Amerikë.