Shqipëria- anëtare e Fondit Europian për Europën Juglindore | Ballkani | DW | 07.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria- anëtare e Fondit Europian për Europën Juglindore

Fondi europain për EJL do të financojë me kredi sipërmarrës të vegjël dhe shumë të vegjël, fermerë si edhe përmirësimin e kushteve të banimit në Shqipëri

Tirana

Tirana

Hans Peter Annen , ambasadori ne Tirane i Gjermanise, vendit qe ka presidencen e rradhes se BE, vendit qe ka kontributin kryesor ne kapitalin e Fondit Europian per Europen Jug- Lindore ne pershendetjen e rastit tha se „qeveria gjermane i kushton rendesi te posaçme partneritetit ne sektorin publik privat; Fondi Europian per EJL eshte ne kete drejtim nje institucion “par exellance“

Investitoret kryesore ne krijimin e ketij Fondi: Komisioni Europian, Ministria Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim, Ministria e Austrise per Bashkepunim dhe ajo e Zvicres. Krahas tyre edhe Banka gjermane KfW, IFC, EBRD.

Duke publikuar qellimin kryesor te Fondit Europian per EJL ambasadori gjerman ne Tirane, Hans Peter Annen tha se „ ai eshte te mbeshtese sektorin privat ne vendet e rajonit mes te cilave edhe Shqiperine duke financuar me kredi afatgjata partnere te klualifikuar ne EJL per t´u sherbyer me mire nevojave financiare te nderrmarjeve te vogla dhe te mesme si edhe familjeve“.

Me anetaresimin e Shqiperise ne kete Fond numri i verndeve te rajonit ku ai operon arriti nente: Shqiperia, B-H, Bulgaria, Kosova, Maqedonia, Moldova, Mali i ZI, Rumania dhe Serbia.

Me nje shtrirje kaq te gjere Fondi europian per EJL tha ambasadori gjerman ne Tirane, Annen „ka si tipar themelor, perqasjen rajonale. Republika Federale e Gjermanise e ka mbeshtetur kete permase rajonale per te nxitur bashkepunimin dhe integrimin mes vendeve te rajonit“

Kryetari i Bordit te Fondit Europian per Europen Juglindore Dr. Glaubitt, qe konsiderohet si babai i ketij Fondi e quajti ate si versionin modern te shekullit te 21 te Planit Marshall per Europan Juglindore.

„Eshte nje instrumetn unik, i jashtezakonshem per te cilin duhet te jemi te gjithe krenare“,tha Dr Glaubitt.

Fondi europain per EJL do te financoje me kredi sipermarres te vegjel dhe shume te vegjel, fermere dhe familje ne Shqiperi. Ky fond do te ofroje 120 mije kredi per ndermarrje shume te vogla dhe te vogla; 30.000 kredi per permiresimn e kushteve te banimit te familjeve. Ai do te kontribuoje ne hapjen e 30.000 vendeve te reja te punes ne shkalle rajonale perfshire dhe Shqiperine.

Kapitali i tij arrin shifren e 244.5 milion eurove. Fondi europian per EJL paraqet nje platforme kordinimi mes aksionereve te ndryshem nderkombetare duek ofruar mundesi per veprime te perbashketa financiare. Fondi u krijua ne Dhjetorin e vitit 2005.


  • Data 07.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXu
  • Data 07.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXu
Reklamë