1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Prona mbetet kali i betejës në fushatat elektorale

Ani Ruci24 Janar 2007

Kthimi i pronës pronarëve të ligjshëm apo kompensimi i tyre është kali i betejave elektorale për këdo qeveri, të majtë apo të djathtë

https://p.dw.com/p/ArZO
Fushata zgjedhjeve 2005
Fushata zgjedhjeve 2005Fotografi: AP

Per fat te keq asnjera nuk e zgjidhi duke ia lene trashegim qeverise pasardhese per ta perdorur serish ne kohe fushatash elektorale ne krye te premtimeve.

Skema nuk ndryshoi as kesaj rradhe. Ceshtja e pronave u rikthye te merkuren ne qender te vemendjes se qeverise aktuale te kryeministrit te djathte Sali Berisha, i cili synon te fitoj ezgjedhje lokale te 18 shkurtit, per te cilat fushata tanime ka filluar.

Me nje gjuhe te ashper ai ka kritikuar 4 ministri qe nuk po permbushin detyrimet e tyre ligjore ndaj Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te pronave, strukture kjo ne nivel kombetar qe varet ng aKryeministri. Kjo duket se ka sjelle zvarritjen e procesit dhe konsiderohet nga kryeministri si aresyeja kryesore qe i ka lene deri tani premtimet e demokrateve ne leter.

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha nuk permendi emra ne mbledhjen e qeverise ku u muar posacerisht me ceshtjen e prones por te kritikuarit kane gjithsesi emra. Ata jane mimnistri i Ekonomise Komunale dhe Transporteve Lulzim Basha, i Bujqesise Jemin Gjata, i Ekonomise Genc Ruli dhe i Financave Ritvan Bode.

Duke kerkuar pershpejtim te nje procesi qe nuk ka filluar ende Berisha hodhi idene e kryerjes se tij njehearazi ne te gjithe Shqiperine ndonese ai paraqitet i nderlikar dhe i perbere nga tre elemente: kthimi i prones, kompensimi fizik i saj kur kthimi eshte i pamundur dhe kompensimi monetar kur edhe kompensimi fizik nuk realizohet dot.

Per kompensimin monetar kryeministri beri te njohur se qeveria do te rrise fondin nga 5 milion te reja ne nje shifer ende te
papercaktuar.

Mbetja e premtimeve ne leter ka acaruar marrdheniet e qeverise me ish pronartet. Veshtire se rikthimi i ceshtjes se prones ne qender te vemendjes se qeverise do te kenaqe ish pronaret dhe do ti frymezoje qe tia japin voten per lokalet 2007 demokrateve qe qeverisin.
Te pakenaqur dhe pa rrugezgjidhje nga ish qeveritaret e majte dhe tani nga te djathtet shoqatat e tyre i jane drerjtuar Gjykates se te Drejtave te Njeriu ne Strazburg ku kane paditur qeverine jo per vonesen por se nuk po e zgjidh ceshtjen e pronave ne favor te tyre.