Shoqëria Fraunhofer - Kërkimet në shkencat e aplikuara | Shkenca & Edukimi | DW | 09.03.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shkenca & Edukimi

Shoqëria Fraunhofer - Kërkimet në shkencat e aplikuara

Shoqëria Fraunhofer ka si synim transferin e know-how nga shkenca në praktikë. Formati MP3 është shpikja më e njohur e një Instituti të Shoqërisë Fraunhofer.

default

Portret i Joseph von Fraunhofer (1787-1826), shkencëtar, shpikës dhe sipërmarrës

Shoqëria Fraunhofer u themelua në vitin 1949. Ajo nxit dhe mbështet në bashkëpunim edhe me vende të tjera kërkimet shkencore me drejtim praktik. Synimi i organizatës janë kërkimet shkencore për praktikën. Shoqëria Fraunhofer bën kërkime shkencore për industrinë, për sipërmarrjet e shërbimit dhe për institucionet publike. Me porosi të klientëve nga fusha ekonomike, ajo përpunon zgjidhje të zbatueshme teknike dhe organizative. Synim qendror është transferi i know-how nga shkenca në praktikë.

Studentëve me gradën Master, diplomantëve dhe doktorantëve, Shoqëria Fraunhofer u ofron mundësi për shkollim bazë dhe të avancuar, me anë të punës kërkimore të lidhur me praktikën. Në kuadër të programeve teknologjike të BE-së, Shoqëria Fraunhofer jep gjithashtu kontribut për zgjidhjen e çështjeve teknike.

Bundespräsident Johannes Rau steht am 19.10.2000 im deutschen Pavillon auf der Weltausstellung Expo 2000

Hanovër në "EXPO 2000" - Presidenti Johannes Rau me fituesit e "Çmimit për të Ardhmen": Harald Popp, Karlheinz Brandenburg dhe Bernhard Grill. Tre studiuesit e shoqërisë Fraunhofer kanë shpikur formatin MP3, që përdoret kryesisht në internet. Ekspertët e vlerësojnë këtë format si revolucion në botën e muzikës qysh pas shpikjes së pllakave të gramafonit.


Aleanca dhe shoqata

Për të nxitur bashkëpunimin, Institutet -Fraunhofer me kompetenca të ngjashme janë bashkuar në shoqata Fraunhofer, për shembull në fushën e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit, të shkencave jetësore ose të mikroelektronikës. Institute me fusha të ndryshme kërkimore bashkëpunojnë në të ashtuquajtura Aleanca Fraunhofer, për shembull në prodhimin e automobilave ose në nanoteknologji.


Organizimi

Shoqëria Fraunhofer përmbledh ndërkohë më shumë se 80 institucione kërkimore, midis tyre 60 institute - në vende të ndryshme në të gjithë Gjermaninë si dhe në filiale në Evropë, Azi, në SHBA dhe në Lindjen e Afërme. Në të gjithë botën, organizata ka 17.000 bashkëpunëtore dhe bashkëpunëtorë. Vëllimi i kërkimeve kap shifrën 1,6 miliardë euro në vit, një e treta e kësaj shumë ofrohet nga Federata dhe landet, si financim bazë.


Autore: C.Unseld / A.Dodi
Redaktion: V.Filaj-Ballvora

  • Data 09.03.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/10W08
  • Data 09.03.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/10W08