Shkrimtari hungarez Miklosh Harasti emërohet i dërguar i posaçëm për mediat pranë OSBE-së | Evropa | DW | 10.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shkrimtari hungarez Miklosh Harasti emërohet i dërguar i posaçëm për mediat pranë OSBE-së

Sipas emisarit për mediat në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian, Freimut Duve, në këtë post të lartë do të emrohet shkrimtari dhe publicisti hungarez, Miklosh Harasti. Detyra e tij është të kontrollojë zhvillimet kritike në vendet ku ndodhet OSBE-ja dhe me punën e tij ta shtyjë përpara lirinë e shtypit edhe pse mjetet efektive për të quar përpara këtë mision nuk qëndrojnë në dispozicion.

OSCE-Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin evropian

OSCE-Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin evropian

Miklosh Harasti e di mirë çka do të thotë të cenzurohen shkrimet. Ai këtë vet e ka përjetuar dhe poashtu njeh ndjenjën kur duhet të qëndrosh përballë gjyqtarit për shkak të një libri. Emisari i ri i OSBE-së për lirinë e mediave nuk harron as kohën e diktaturës në Hungari.

"Më shumë se 20 vjet nën cenzurë kam luftuar për lirinë e shtypit. Pas rrëzimit të sistemit komunist kam punuar rreth 15 vjet në një demokraci të sapolindur në të mirë të lirisë së shtypit dhe mediave në përgjithësi, si ligjvënës, themelues institucionesh - pra në funksione të ndryshme. Përvoja që kam krijuar deri tani sigurisht se ka ndikuar edhe në emërimin tim në këtë detyrë të re", është shprehur Harasti.

55 shtete bëjnë pjesë në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian. Në shumë vende nocioni demokraci mbetet vetëm shprehje terminologjike. Gazetarët ndjeken penalisht, persekutohen dhe kërcënohen me vdekje. Shkrimtarët që si shprehje të penës së tyre kanë kritikën, detyrohen të jetojnë në ekzil. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, udhëheqësitë politikë në Ukrainë dhe Bjellorusi kanë vendosur të shtyejnë përpara zhvillimet në të mirë të lirisë së shtypit.

Por nëse krahasojmë këto vende me vendlindjen e tij, pra Hungarinë lirisht mund të themi se kjo e fundit ka bërë më shumë reforma. Vetëm edhe disa javë kanë mbetur deri në anëtarësimin e Hungarisë në Bashkësinë Evropiane. Edhe për kundër kësaj Harasti mendon se puna e mediave në këtë vend nuk është pa probleme.
Po sipas tij a mbretëron vërtet në këtë vend liria e shtypit?

"Në fakt po, por asnjë vend nuk është i përsosur. Por censura përgjon kudo. Ajo nuk duhet gjithsesi të vijë nga këndet qeveritare, ajo mund të ushtrohet edhe nga ekonomia apo ushtrimi i një gazetarie joprofesionale", thotë Harasti.

Ekonomia e tregut sigurisht se nuk është ndonjë udhëzim i drejtë, i cili mund të zgjidhë problemet në të gjitha drejtimet mediale. Me këtë problem Miklosh Harasti është i njohur që nga rrënimi i diktaturës në Hungari.

Miklosh Harasti u lind në vitin 1945 në Jerusalem. Në Budapest ka mbaruar studimet për filozofi dhe literaturë. Në vitet e 70-ta dhe 80-ta bëri një emër në opozitën e Hungarisë. Ai në vitin 1973 nga gjykata e Hungarisë u dënua me kusht për veprën e tij "Pagesat", vepër kjo që trajton kushtet e dobëta të punës në një fabrikë hungareze.

Pas kësaj Harasti u detyrua të ikë në ekzil së pari në Gjermani dhe me pas në Francë për t'u kthyer sërish në Hungari në fillim të viteve të 80-ta. Bashkë me disidentët e tjerë themeloi revistën Beselë, e cila deri me ardhjen e demokracisë ishte e ndaluar.

Harasti më vonë ishte deputet i Partisë Liberale dhe ka ligjëruar në Universitetet Amerikane. Së fundi ai i takonte këshillit administrativ hungarez për mediat publike.

Sa e lehtë do të jetë për të dërguarin e posaçëm të OSBE-së për lirinë e mediave të bie në mes fronteve, këtë shpesh herë e ka provuar edhe paraardhësi i tij, gjermani Freimut Duve, të cilit zyrtarët bjellorusë i kishin refuzuar vizën dhe hyrjen në këtë shtet.

  • Data 10.03.2004
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI9
  • Data 10.03.2004
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI9