Rritet numri i viktimave në Bombej
12 Korrik 2006Deri tani nuk e ka marrë dikush përgjegjësinë për këto sulme. Qeveria indiane dyshon se pas tyre fshihet një organizatë terroriste nga Kashmiri, si edhe lëvizja e ndaluar e studentëve të Indisë.
Eksperti indian për sigurinë Bahukutumbi Raman, është i mendimit se atentatorët janë motivuar nga ideologjia e Al Kaidës, ndonëse Al Kaida nuk dyshohet ta ketë kryer këtë aksion: "Al Kaida ka filluar një fushatë kundër Indisë, që prej vizitës së fundit të presidentit amerikan Bush në indi, në mars të këtij viti. Në prill, Osama Bin Laden e paralajmëroi botën islamike se hindutë, të krishterët dhe hebrejtë do t´i luftojnë myslimanët. Ka gjasa që atentatorët të jenë inspiruar nga Al Kaida."
BE-ja i kritikoi sulmet e dhunshme në Bombay me tonet më të ashpëra. Presidenti finlandez i rradhës i BE-së, tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për vdekjen e qindra civilistëve të pafajshëm. Në metropolin me 17 milionë banorë si edhe në qytete të tjera të mëdha indiane, janë ashpërsuar masat e sigurisë në mënyrë masive. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Bombay është bërë shpesh pre e sulmeve terroriste. Në vitin 1993, po gjatë disa atentatesh, humbën jetën mbi 250 njerëz.