1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët "jo të mirëseardhur" - Pikërisht vendet e pasura e kanë të vështirë të mirëpresin ata që janë në rezik

Helle Jepensen20 Qershor 2005

20 qershori - dita ndërkombëtare e refugjatëve. Në mbarë botën sipas përkufizimeve të ndryshme mendohet të ketë 9 deri në 25 milionë njerëz refugjatë. Këta shpesh herë kërkojnë mbrojtje në vendet e pasura perëndimore, por nga ana tjetër refugjatët janë miq të paftuar, pra persona të padëshëruar në këto vende. Shtetet e industrializuara po i sigurojnë gjithnjë e më fort kufijtë dhe rregullat për të mos lejuar futjen e refugjatëve, ndërkohë që në disa vende të varfëra po pranohen gjithnjë e më shumë refugjatë.

https://p.dw.com/p/AqkO
Refugjatë në Sudan
Refugjatë në SudanFotografi: AP

Një refugjat është një person që nga frika prej përndjekjes në atdhe merr arratinë për të gjetur mbrojtje diku tjetër. Frika ndaj përndjekjes ka bazë të argumentuar për shkak të qëndrimeve armiqësore të grupeve të caktuara ndaj grupeve të tjera racore, etnike, fetare apo për shkak të përkatësisë në ndonjë grup të caktuar social ose politik. Një refugjat është një person, i cili nuk mund të mbrohet në vendin e tij, ose që në rast se kthehet në atdhe e kërcënon sërish përndjekja.


Në bazë të këtij përkufizimi në paragrafin 1 të Konventës ndërkombëtare të Gjenevës për refugjatët, hartuar në vitin 1951, gjatë vitit të shkuar në mbarë botën janë regjistruar 9,2 milionë refugjatë. Nëse nga ky përkufizim heqim pjesën "jashtë vendit" duke i shtuar edhe një kategori tjetër personash të përndjekur për arësye të tjera dhe që kanë nevojë për mbrojtje, atëhere numri i refugjatë arrin në rreth 25 milionë, duke përfshirë këtu edhe refugjatët, njerëzit që marrin arratinë brenda vendit të tyre. Shumë njerëz gjejnë mbrojtje në vende që kanë vet probleme dhe nuk janë në gjendje të mbrojnë si duhet popullsinë e tyre.

Por çfraë ndërmarrin vendet e industrializuara në sfondin e situatës katastrofale të refugjatëve në mbarë botën? Faktikisht nuk bëhet shumë: Pikërisht ato vende që kujdesen në mënyrë të vetkuptueshme për vlera të tilla si demokracia, liria e mendimit dhe të drejtat e njeriut dhe kërkojnë që shembulli i tyre të ndiqet në mbarë botën, po izolohen gjithnjë e më shumë duke i mbyllur portat për refugjatët. Në fakt një vend si Gjermania mund të krenohet se është më zemërgjerë se SHBA në pranimin e njerëzve që kërkojnë mbrojtje. Në Gjermani ndërkohë ka 877.000 refugjatë, ndërkohë që në SHBA numri i tyre është vetëm 421.000. Megjithatë disa vende të varfëra mbajnë një barrë më të rëndë: Irani strehon mbi 1 milionë refugjatë, kryesisht nga Afganistani, Pakistani ka 961.000 refugjatë, ndërsa Tanzania ka pranuar mbi 600.000 syresh.

Vendeve të pasura duhet t´u vijë turp tek dëgjojnë për shifra të tilla. Por sic duket ata janë indiferentë. P.sh. në BE kufijtë e jashtëm po izolohen. Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Afrika tentojnë që me barka të vogla nëpërmjet detit Mesdhe të kalojnë ilegalisht në vendet e ëndërruara të BE-së. Por shumë prej tyre mbyten, as që nuk dihet dhe as që ka për t´u marrë vesh ndonjëherë saktë, se sa është numri i të vdekurve prej tentativave të tilla.

Argumenti mjaft i njohur për mbylljen e portave në vendet e pasura ndaj refugjatëve tingëllon cinik: fjala është kryesisht për refugjatë ekonomikë, thuhet në këto vende. Kjo tingëllon sikur të ishte krim shpresa e këtyre njerëzve për një perspektivë modeste. E nga ana tjetër prej dëbimeve preken edhe ata "refugjatë ilegalë" që vërtetë këkrojnë mbrojtje në vendet e pasura prej përndjekjes në atdhe. Nëse ata udhëtojnë përmes të ashtuquajturave vende të treta të sigurta, u duhet të këkrojnë azilim pikërisht në këto vende, dhe jo në shtetin ku ata janë kapur prej autoriteteve. Por vala më e madhe e refugjatëve është jashtë Evropës, ose më mirë larg qendrës, së saj ku ndodhen shumë vende të treta.

Aq më shumë është për të të ardhur keq, kur konstaton, se edhe mjetet financiare në dispoziicon për refugjatët po pakësohen nga dita në ditë. Duke parë pamjet tronditëse nga Darfuri që dominojnë në mediet ndërkombëtare jepen premtime të mëdha. Por siç duket kjo nuk duhet t´i kushtojë shumë bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë përfundim arriti Komisariati i OKB-së për refugjatët në mars të këtij viti. Nga 30 milionë dollarë të për projektet për refugjatët në Darfur u lëvruan vetëm 1,5 milionë. Një provë e kërnacisë së vendeve të pasura kjo.