Reagimet e shtypit gjerman për rastin e dorëzimit në Hagë të Ramush Haradinajt | Politika | DW | 09.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Reagimet e shtypit gjerman për rastin e dorëzimit në Hagë të Ramush Haradinajt

Reagime gjermane/Kosovë


Doreheqja e kryeministrit te Kosoves dhe gadishmeria vullnetare per tu pergjegjur tribunalit te Hages ka qene lajm i transmetuar nga shume media gjermane.Ato japin deklaraten e Ramush Haradinajt lidhur me shkaqet e doreheqjes.Poashtu citojne edhe deklaratat e shume vleresuara te NATO-s,BE-se,SHBA-ve dhe qeverise gjermane.
"Financial Times Deutschland" shkruan se qe gjate kohes kur kryeministri i Kosoves filloi te merrej ne pyetje nga ana e perfaqesueseve te hetuesise se tribunalit, egzistonte frika per trazira.Me kerkese te NATO-s, Gjermania dhe Britania e Madhe kane derguar forca shtese ne perforcim te trupes nderkombetare te Kforit.Gazeta citon nje zedhenes te NATO-s, i cili ka deklaruar se "nga ngjarjet e marsit te vitit te kaluar kemi mesuar dhe tani duam te jemi te parapergatitur."
Gazeta "West Allagemeine Zeitung" duke komentuar zhvillimet e fundit ne Kosove shkruan se pas shpalljes se aktakuzes se tribunalit ndaj kryeministrit te Kosoves eshte rritur ne menyre dramatike rreziku per trazira nderetnike . Ushtaret e Kforit mund ta ruajne qetesine ne Kosovem, por ata nuk zgjidhin problemin e Kossoves.Nga ky aspekt vjene presioni mbi bashkesine nderkombetare: A duhet te mbetet Kosova pjese e Serbise apo te njihet zyrtarisht si e pavarur?Meqense bashkesia nderkombetare nuk po e deshiron asnjeren prej ketyre opsioneve,asaj nuk i ka mbetur tjeter pos te ruaj gjendjen egzistuese,e cila eshte e shoqeruar me papunesine, vareferine,kriminalitet dhe agresivitet, seperatizem dhe nacionalizem.Dhe keshtu Kosova vazhdon te mbetet vater te krizes ne Evrope.
Bashkesia nderkombetare e ka pershendetur dhe ka shpreh respekt per aktin e guximshem te Ramush Haradinajt per tu paraqitur vullnetarisht ne Hage,mirepo askush nuk di se si do te reagojne njerezit ne Kosove.Administrata e OKB-se ne Kosove kishte kohe te mjaftueshme per tu pergatitur per diten e doreheqjes se kryeministrit,shkruan Gerwald Herter reporter i kanalit televiziv gjerman ARD dhe DW-se.
Sipas pikepmajes se vezhugeseve dhe diplomateve nderkombetare, Haradinaj, qe kur morri detyren e kryeministrit i kreu si duhet te gjitha punet.Mirepo,politikanet serbe kane refuzuar te bisedojne me te.Per ne vjeshte jane paralajmeruar bisedimet ne mes pales kosovare dhe asaj serbe per statusin e ardhshem te Kosoves.Gerwalder Herter citon deklaratene Haradinajt se akti i doreheqjes se tij nuk eshte kthim mbrapa per Kosoven...Pavaresia e Kosoves nuk mund te ndalet."
Para nje viti shqiptaret paten sulmuar pakicen serbe dhe objektet e administrates nderkombetare,shkuran ky gazetar gjerman dhe shton se tani shumica shqiptare eshte e vetedijshme se shpresa per nje pavaresi te plote do te varroset nese perseriten trazirat si ato te marsit te 2004-es.Trupat e Kforit jane vene ne gjendje alarmi per ti perballaur cdo te keqe te mundshme,thekson autori ne nje raport per zhvillimet me te reja ne Kosove.
Ish,njeri nga zyrtaret e larte te administrates se Unmikut,gjermani Tom Koenigs e ka pershendetur hapin e Ramush Haradinajt, duke thene se ajo qe beri ai i pergjigjet pikerisht vullnetit te Haredanijt per te bashkepunim me tribunalin e Hages.Kjo do duhej te pritet edhe prej shume te tjereve ne rajon, te cilet jane te kerkuar nga tribunali,thote Tom Koenigs ne bisede me gazeten " Berliner Zeitung."

  • Data 09.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquA
  • Data 09.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquA