1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti i Markos shkakton reagime ne BE

22 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQQ2

Rasti i 17 vjeçarit Marko të arrestuar në Turqi ka shkaktuar reagim në BE. Kryetarët e të gjitha fraksioneve kërkuan nga komisari i zgjerimit Olli Rehn në Strasburg, që të angazhohet pranë qeverisë në Ankara për një proces sipas procedurave të shtetit ligjor. Mbajtja e një të mituri shtatë muaj rresht në arrest, bie ndesh me të gjitha parimet e shtetit juridik, theksoi zëvendëskryetarja e liberalëve në parlamentin evropian, Silvana Koch-Merin. Sipas informacioneve të gazetës "Bild" qeveria gjermane do t´i bashkangjitet padisë, që do të ngrenë avokatët e nxënësit Marko në gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, nqs në seancën tjetër gjyqësore me 14 dhjetor në Antalia përsëri nuk do të merret vendim. Marko akuzohet për keqtrajtim seksual të një të miture britanike. 17 vjeçari e kundërshton atë.