Raporti i BE për praktikën e dhënjes së vizave në Gjermani | Evropa | DW | 05.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Raporti i BE për praktikën e dhënjes së vizave në Gjermani

Komisioni e BE shpreson se Gjermania do të ndryshojë rregullat e "Dekretit Folmer", mirëpo në rregullat e tanishme nuk shihet asnjë mospërputhje me ato të BE. Kështu thuhet në vendimin e djeshëm të Brukseli kushtuar praktikës së dhënjes së vizave në Gjermani. Në këtë raport thuhet se në periudhën prej vitit 1999 deri 2002, praktika e dhënejs së vizave ishte në kundërshtim me rregullat e BE.

Oto Shili, para Komisionit për hetimin e aferës së vizave

Oto Shili, para Komisionit për hetimin e "aferës së vizave"

Nuk është kurfarë befasie që ndaj një teme kaq të diskutueshme në planin e brendëshëm politik, siç është dhënja e vizave në ambasadat gjermane, edhe reagimet ndaj raportit të Brukselit për këtë çështje janë të ndryshme. Ministria e jashtme gjermane pohon se vendimi Komisionit të Bashkimit Evropian konfirmon se praktika e dhënjes së vizave në Gjermani, nuk ishte në kundërshtim me rregullat e BE. Zëdhënësit e unionistëve në opozitë janë të mendimit tjetër: ata pohojnë se Brukseli me një gjuhë diplomatike e ka thënë se praktika e mëparme nuk do të mund të vazhdonte. Deputeti kristiansocial në Parlamentin Evropian, Joahim Vyrmeling, i cili edhe ka kërkuar që BE të rishikojë praktikën gjermane të dhënjes së vizave, thotë se vendimi i Brukselit duhet të konfirmohen edhe në Berlin, sepse "mendoj që për Komisionin hetues ka mjaft material i cili duhet më tej të përpunohet".
Në qarqet jozyrtare të Brukselit kjo çështje shikohen me relaksim. BE një njërën anë ka ritheksuar se i ashtuquajturi "Dekret i Folmerit", me të cilin është liberalizuar dhënja e vizave në vitin 2000, ishte kundër rregullave të BE. Mirëpo, në anën tjetër theksohet se ai është shfuqizuar në vitin 2004, me të ashtuquajtruin "Dekret Hrobog", i cili parashikonte riashpërsimin e masave për dhënjen e vizave.
Politikani i CSU-së, i prirë nga motive paraelektorale në Gjermani, shpresonte një vendim tjetër të BE.
"Sa i përket Dekretit Hrobog, më vjen mirë që Komisioni i BE vie në përfundim se janë mënjanuar mangësitë esenciale. Mirëpo, për fat të keq kjo përgjigje në asnjë mënyrë nuk shpjegon të gjitha paqartësitë".
Dhe me të vërtetë: Brukseli do që përmes bisedimeve të mënjanojë të gjitha paqartësitë. Dekreti i vitit 2004, është në disa pjesë aq pasaktë, sa që nëpunësit në ambasada shohim një hapsirë jashtëzakonisht të gjërë për interpretime të ndryshme në dhënjen e vizave.
Kjo është në kundërshtim me linjën e përgjithëshme të Brukselit. Komisioni i atjeshëm është i mendimit se rregullat e tija nuk duhet të lënë asnjë hapsirë për interpretime të ndryshme të rregullave vendore. Kështu shprehet edhe komisioneri për çështjet e brendëshme dhe të drejtësisë, Franko Fratini. Thënë më qartë: pasi që fjala është për sigurinë në mbarë Bashkimin Evropian, Brukseli do që vendet anëtare t'i përmbahen plotësisht rregullave të përbashkëta dhe të heqin dorë nga rregullat kombëtare.
Komisioni i BE ka paralajmëruar hartimin e rregullave të përbashkëta të cilat duhet të vlejnë për tërë terrotorin e këtij organizmi, dhe të të ashtuquajturës hapsirë e Shengenit. Propozimet konkrete priten në fillim të vitit të ardhëshëm. Komisioni shpreson se vendet anëtare më pas do të heqin dorë nga të gjitha rregullat kombëtare. Berlini deri tani ka ndjekur një linjë tjetër.
Në qarqet e Komisionit thuhet se vendimi më i ri shumë pak mund t'i shërbejë hetimeve në Berlin, për të ashtuquajturën aferë e vizave. Në maj të këtij viti komisioneri Fratini kishte kritikuar dekretin Folmer. Pas vendimit të sotëm, nga kritika ka mbetur shumë pak.

  • Data 05.08.2005
  • Autor Kristofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDe
  • Data 05.08.2005
  • Autor Kristofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDe