Radikalët e djathtë kanë dalë partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë | Politika | DW | 29.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Radikalët e djathtë kanë dalë partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Vetëm tri vjet pas rrëzimit të presidentit Miloshevic, partitë me drejtim reformator humbën shumicën e vendeve në parlament.

Kemi festuar dhe ndoshta do të festojmë gjithë ditën, tha zëvendësshefi i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikolic, pasi u bë e ditur c'rezultat të lartë kanë arritur radikalët në zgjedhje:

"Në fillim do të shlodhemi pak. Pastaj do të ndërtojmë parlamentin, dhe kjo është më e rëndësishmja që duhet të diskutojmë me të gjithë aktorët politikë. Nëse do të jenë radikalët ata që do të drejtojnë zgjedhjet, ne nuk do të kemi nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhje të reja duhet të mbahen menjeherëm po ta humbisnim mbështetjen ne."

Nikolici e di se ka tepër pak gjasa që Partia e tij Radikale të krijojë një koalicion të aftë për të qeverisur, megjithëse radikalët e djathtë përfaqësojnë forcën më të madhe në parlamentin e ri të Serbisë. Partia Radikale ka qenë për shumë vite partner jozyrtar i ish-regjimit autoritar të Beogradit, në fund të viteve 90 madje ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës rreth Sllobodan Miloshevicit. Ashtu si Miloshevici, edhe kryetari radikal i partisë, Vojislav Sheshelj ndodhet para Tribunalit të Hagës për krime lufte. Megjithatë, simbolikisht Shesheli dhe Miloshevici u paraqitën si kandidatë kryesorë përkatësisht të radikalëve dhe socialistëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dje. Shefi i partisë SPO, Vuk Drashkovic do të marrë pjesë me 24 mandatet e tij në formimin e qeverisë. Drashkovic e refuzoi menjëherë një koalicion me radikalët dhe socialistët:

"SPO do të fillojë menjëherë dhe pa humbur kohë punën plot përgjegjësi, në mënyrë që gjithcka në lidhje me krijimin e një parlamenti të ri dhe të një qeverie të re të zhvillohet shumë shpejt dhe me përgjegjësi."

Edhe anëtarët e Partisë Demokratike, të Grupit 17 plus dhe partia konservatore me drejtim reformist Partia Demokratike e Serbisë janë kundër një aleance me radikalët dhe socialistët. Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica i relativizoi deklaratat e tij të mëparshme kundër një koalicioni me Partinë Demokratike, që ndodhet ende në pushtet dhe që është akuzuar për korrupsion:

"Që suksesi i Partisë Radikale është bërë i mundur edhe nga politika e qeverisë në Serbi, por edhe përmes politikës nga jashtë ndaj Serbisë. Këto ndikime nga jashtë erdhën përmes një spektri të gjerë kushtesh, presioni dhe shantazhi. Përsa i përket qeverisë së ardhshme, ajo mund të jetë vetëm një qeveri e shumicës ose qeveri e minoritetit." Në Beograd priten negociata të gjata për formimin e koalicionit. Nëse nuk do të bihet dakord, atëherë duhet të organizoheshin zgjedhje të reja. Por zgjedhjet e reja do t'u hynin në punë vetëm radikalëve. Prandaj më shumë gjasa ka që palët të bien dakord.

  • Data 29.12.2003
  • Autor Filip Slavkovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvu
  • Data 29.12.2003
  • Autor Filip Slavkovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvu