1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qipriotët turkë i japin votën një presidenti që lufton për bashkimin e ishullit

Baha Gyngër18 Prill 2005

Në pjesën turke të Qipros u zgjodh me shumicë votash, presidenti i ri proevropian, Mehmed Ali Talat. Sipas të dhënave të komisioneve zgjedhore, Talat mori 55,6% të votave ndërsa konkurrenti i tij, Dervis Eroglu, 22,7%. Talat ka shpallur si strategji të tijën bashkimin e ishullit mesdhetar. Ai edhe anëtarësim së bashku me qipriotët grekë në Bashkimin Evropian. Me zgjedhjen e Talatit përfundon epoka 30 vjeçare e Rauf Denktashit, i cili gjithmonë është shprehur kundër bashkimit me ishullit të ndarë

https://p.dw.com/p/ArEk
Me dhënien e lamtumirës Rauf Bektashit dhe me zgjedhjen e një presidenti të orientuar nga Europa, fillon një erë e re në Republikën turke veriore, e cila njihet në arenën ndërkombëtare vetëm nga Turqia. Me zgjedhjen e Talatit, shumica e turqve i thonë Po për herë të dytë familjes evropiane dhe me këtë ata shprehin edhe njëherë dëshirën e tyre për ribashkimin e vendit.
Zgjedhja e Mehmed Ali Talatit i vë përballë nj gjendjeje të re si Evropën ashtu edhe pjesën greke të Qipros. Bashkimi evropian është në borxh me qipriotët turq, pasi pala evropiane premtoi ndihmë, nëse në referendumin e para një viti, ata do ti thonin PO ribashkimit të ishullit. Deri më tani nuk ka mbërritur ndihma e premtuar, gjithashtu vazhdon edhe izolimi ekonomik i Qipros veriore.
Qipriotët grekë, të cilët refuzuan me votën e tyre planin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, nuk patën ndonjë pasojë negative. Ata më 1 maj u pranuan
në Bashkimin evropian dhe nuk e panë kështu të nevojshme të orientonin ekonominë e tyre, aktualisht në zhvillim, drej pjesës veriore, zona më e pazhvilluar e ishullit.
Ndërsa vendimi i qipriotëve turq për të zgjedhur Talatin, në të
vërtetë simbolizon dëshirën për të rivlerësuar të shkuarën dhe për të parë nga e ardhmja.