Projektdeklarata për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE lë të hapur derën e pasme | Evropa | DW | 30.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Projektdeklarata për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE lë të hapur derën e pasme

Bashkimi evropian i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë lidhur me fillimin e bisedimeve me Turqinë. Në një projektdeklaratë para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në samitin e ardhshëm të dhjetorit janë lënë të hapura pikërisht pjesët më të rëndësishme, si data e fillimit të bisedimeve të pranimit ashtu edhe qëllimi i bisedimeve

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian do të konsultohen këtë javë lidhur me projektdeklaratën e Bashkimit evropian para fillimit të samitit të dhjetorit. Në këtë projektdeklaratë vlerësohen pozitivisht hapat që ka bërë Turqia në drejtim të procesit të reformave vitet e fundit. Nuk mund të ketë megjithatë garanci, që bisedimet për pranimin e Turqisë të çojnë drejtpërsëdrejti edhe në anëtarësimin e plotë të saj në BE.

Bisedimet me Turqinë lidhur me anëtarësimin e saj janë të shtrira në një periudhë dhjetëvjeçare dhe ato mund të ndërpriten në çdo kohë nëse një e treta e shteteve anëtare ose Komisioni evropian e dëshiron këtë. Komisioni evropian në tetor kumtoi, se fillimi i bisedimeve të pranimit të Turqisë rekomandohet me kusht. Ndërkohë diplomatët turq ndjekin me shqetësim të madh rritjen e rezervave ndaj një anëtarësimi të Turqisë në BE.
Presidenti francez, Zhak Shirak do të miratojë në 17 dhjetor për fillimin e bisedimeve por ministri i tij brendshëm, Nikolas Sarkozi, shefi i ri partisë konservatore, UMP e refuzon pranimin e Turqisë në BE. Ndoshta Sarkozi mund të bëjë fushatë kundër interesave turke në një referendum, kur francezët janë thirrur të votojnë për kushtetutën evropiane.

Ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gyl kujtoi se duhet të ekzistojë kontuiniteti në vendimet që merr Bashkimi evropian. Bashkimi Evropian ka vendosur në Kopenhagen në vitin 2002, që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë, menjëherë kur Turqia të ketë plotësuar kushtet e caktuara. Sipas rekomandimit të Komisionit evropian tanimë ka ardhur koha për këto bisedime.

Sipas të dhënave të diplomatëve në Bruksel, edhe Austria mund të shfrytëzojë samitin e dhjetorit kur të diskutohet për Turqinë, për të ofruar një çështje politike me interes për të. Austria, e cila është skeptike përsa i përket anëtarësimit të Turqisë, do të vërë si kusht për të votuar pro Turqisë edhe fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të anëtarësimit edhe me Kroacinë. Kundër kësaj janë shprehur britanikët edhe disa shtete të tjera skandinave, pasi Kroacia nuk bashkëpunon aq ngushtë me Tribunalin e Hagës.

Përkrah Austrisë edhe Gjermania është shprehur për një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me Kroacinë. Sipas një diplomati austriak, nuk mund të lëmë të vendosë Prokurorja e Hagës Karla del Ponte për politikën tonë të zgjerimit të BE-së. Del Pontë në një raport të saj kishte shënuar se Kroacia nuk po bën përpjekjet e duhura për të bashkëpunuar më Tribunalin e Hagës, si psh ekstradimin e tëe akuzuarit për krime lufte, Ante Gotovina.

Një problem tjetër është edhe çështja e pazgjidhur e Qipros. Presidenti sllovak Ivan Gasparoviç i ka bëtë thirrje Turqisë, të njohë më së fundi qeverinë e anëtares së BE, Qipro. Nuk Nuk duhet të jetë kështu, që një kanditat për anëtar mban të pushtuar një pjesë të një vendi anëtar të BE-së.Presidenti qipriot Tasos Papadopulos, gjatë vizitës së tij në Sllovaki është shprehur së ai nuk është kudnër fillimti të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, vetëm se sipasp Papadopulos, Turqia dueht të përmmbushë të gjitha detyrimet e saj kundrejt të gjitha shteteve anëtare të BE-së

Si dihet Turqia ndërhyri ushtarakishzt nëe Qipron veriore në vitin 1974.
Pra të gjitha këto çështjke dhe shqetësime duhet të diskutohen në samitin e dhjetorit. Do të jetë e vështirë që të plotësohen kërkesat e të gjithëve. Në tërësi veçse dritat jëshile janë akoma të hapura për Turqinë.

  • Data 30.11.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFg
  • Data 30.11.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFg