Produktet shqiptare bio dhe integrimi në familjen e madhe evropiane
29 Mars 2008Zhvillimi zonave malore e kryesisht prodhimtaria në fushat e blegtorisë e vreshtarisë, është një prioritet i zhvillimit ekonomik për një pjesë të rëndësishme të popullsisë shqiptare. Në jug të Shqipërisë ku ka një popullsi të konsiderueshme, rreth 54% që jeton në këto zona, investimi në këto dy fusha është jetike për të ardhmen e familjeve të tyre, por edhe të ekonomisë së rajonit. Agjencia e Zhvillimit të Zonave malore MADA prej 6 vitesh po investon me kredi, asistencë e deri teknologji në zonat malore të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës e Sarandës për të rritur prodhimin vendas si një premisë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës.
Konkurrencë e egër nga importet
Ndërkaq prodhimet vendase, në fushën e blegtorisë e vreshtarisë gjenden disi të pambrojtura përballë konkurrencës së egër që vjen nga importet e kryesisht ato greke. Në pikëkalimet kufitare jugore mungon kontrolli specializuar e masat mbrojtëse e stimuluese ndaj prodhimit vendas. Fermerët e zonave malore ankohen për stoqe të prodhimit, si atyre blegtorale ashtu edhe të vreshtarisë, pasi mungon grumbullimi, etiketimi dhe standartizimi që më tej në con në tregun e sigurt. Niveli i ulët i eksporteve shqiptare, vjen mes të tjerash edhe për këto probleme, ndaj siç pohon drejtori bujqësisë e ushqimit Bekim Sinani.
Kthimi vëmëndjes ndaj prodhimeve vendase që në këtë fazë janë kryesisht prodhime bio dhe organike vlerësohet me interes të lartë dhe tejet fitimprurës. Njëherësh kjo është dhe rruga e vërtetë e integrimeve në familjen e madhe evropiane.