Presidenti Bush mbi propozimet e fundit iraniane për bisedime | Politika | DW | 07.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Presidenti Bush mbi propozimet e fundit iraniane për bisedime

Perëndimi i ka vlerësuar pozitivisht reagimet iraniane ndaj ofertës më të re për bisedime për zgjidhjen e grindjeve atomike. Ministri i punëve të jashtme i Gjermanisë Frank-Walter Steinemer është shprehur po ashtu si edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush, i përmbajtur.

Presidenti amerikan Bush

Presidenti amerikan Bush

Presidenti amerikan i ka përshëndetur reagimet iraniane ndaj ofertës perëndimore për bisedime rreth zgjidhjes së grindjeve që kanë të bëjnë me grindjet për prorgramin atomik iranian.


"Kjo për mua tingëllon si një përgjigjja pozitive", kështu u shpreh tekstualisht Bush gjatë një vizite në Texas. Tani ka mbetur për të pritur, se a do të pranojë Irani ofertën amerikane. Teherani duhet te vendos:


"Do të shikojmë nëse iranianët do ta marrin seriozisht ofertën tonë. Zgjidhja është në anën e tyre", tha presidenti amerikan.


Propozimi kompromis i pesë fuqive me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit dhe Gjermanisë, të cilin e solli Havier Sollana në Teheran, nuk është bërë i njohur për opinionin publik. Ka vetëm disa informacione jo zyrtare të dallura nga qarqet diplomatike. Në esencë duke i ofruar Iranit një ofertë ekonomike synohet që ai të bindet të heqë dorë prej çdo lloj insistimi të vazhdimit të programit të pasurimit të uraniumit, që do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin e armëve atomike. Në rast të kundërt parashikohen sanksione kundër Iranit. Sipas disa burimeve të pakonfirmuara diplomatike në kuadër të paketës perëndimore parashikohet që Iranit t`i ofrohet një ofertë për posedim të teknologjisë dhe garancione për çështje të sigurisë. Në kuadër të ofertës është përfshirë edhe dërgimi i një reaktori të ujit të lehtë në Iran. Sipas mediave edhe SHBA-të janë të gatshme t`i përgjigjen kësaj oferte.

Përfaqësuesi i Iranit në bisedime për grindjet atomike e ka cilësuar ofertën perëndimore si konstruktive. Megjithatë, Presidenti amerikan Xhorxh Bush përkundër fjalëve miqësore të kreut iranian vazhdon të jetë i tregohet i përmbajtur.

SHBA-të thotë Bush, janë të gatshme për bisedime me Iranin. Njëkohësisht Bush foli edhe për kufizimet. Kjo vlen natyrisht vetëm nëse Irani heq dorë nga programi i pasurimit të uraniumit, ka deklaruar Bush. Por Irani ende nuk ka dëshmuar gadishmëri për të përmbushur këtë kërkesë. Eshtë ende i pakonfirmuar një informacion e një diplomati perëndimor, i cili është shprehur për agjensinë britanike të lajmeve Reuters, se Perëndimi është në gjendje t`i lejojë Iranit shndërrimin e uraniumit në kuadër të lëndëve djegëse bërthamore. Pra do t`i lejohet pasurimi i çdo lloji uraniumi përveç atij që mundëson prodhimin e armëve atomike.

  • Data 07.06.2006
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpl
  • Data 07.06.2006
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpl