Pranvera sfidë për sigurinë në Afganistan | Gjermania | DW | 07.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pranvera sfidë për sigurinë në Afganistan

Më 7 shkurt kabineti qeveritar gjerman do të vendosë nëse do të dërgojë apo jo aeroplanët ushtarakë më modernë të bundesverit të tipit Tornado në Afganistan

Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung

Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung

Vizita e ministrit gjerman të mbrojtjes, Jung në Hindukush ishte sekret për shkaqe sigurie. Pas një vizite të shkurtër në Kabul, ai vazhdoi për në Masar i Sharif. Aty do të stacionohen 6 torndadot e bundesverit. Ministri donte të shihte vetë se ku do të vendosen aeroplanët e bundesverit, një ditë përpara se kabineti qeveritar të vendosë përfundimisht në rast se do t´i dërgojë apo jo ato në Afganistan.

"Vitin e kaluar unë u kujdesa që t´i forconim trupat tona këtu me mjetet e nevojshme. Tornado mund të vëzhgojë të gjithë vendin po të jetë e nevojshme. Kufiri prej 2.400 km me Pakistanin është një pikë kritike, prandaj mendoj se duhet ta mbyllim këtë boshllëk me aeroplanët tanë. Kjo ishte kërkesa e NATO-s."

Aeroplanët e bundesverit do të vendosen në të gjithë Afganistanin, tha Jung. Sidomos për ofensivën që është planifikuar për në pranverë të këtij viti:

"Sigurisht që duhet të jemi të gatshëm dhe të mbrohemi nga sulmet e terroristëve. Ju e dini se është deklaruar një ofensivë me rreth 2.600 atentatorë. Kjo është një sfidë për sigurinë këtu dhe në rast se këto aeroplanë do të evitojnë rrezikun shtesë për popullsinë apo për ushtarët, atëherë kjo është një pikë shumë e rëndësishme."

ISAF-i pret që fotografitë e tornadove gjermane, mund të ndihmojnë për të kryer sulme ajrore si kundër talibanëve ashtu edhe gjatë operacioneve të mëdha ushtarake, të cilat kryhen nga NATO qysh prej vitit të kaluar në jug dhe lindje të vendit, ku situata e sigurisë është përkeqësuar.

Franz Josef Jung theksoi edhe njëherë se misioni ushtarak është vetëm pjesë e procesit të rindërtimit në Afganistan. "Fundja ky proces do të jetë i sukseshëm vetëm në rast se do të mund ta rivëmë sigurinë ushtarake dhe ta nxisim rindërtimin. Pra infrastrukturën, ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë të pijshëm e deri tek furnizmi me energji dhe shkollat. Kjo është vendimtare, sepse njerëzit duhet të mbajnë anën tonë."

Misioni i tornadove gjermane në Afganistan mund të fillojë brenda dy muajve të ardhshëm. Sigurisht vetëm në rast se edhe kabineti qeveritar do ta mbështesë argumentimin e ministrit Jung: "Eshtë planifikuar që bundestagu të debatojë në fillim të marsit mbi këtë temë e të vendosë më pas. Kështu që tornadot mund të vijnë këtu në mes të prillit."

  • Data 07.02.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxf
  • Data 07.02.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxf