270309 Eiskunstlauf
27 Mars 2009Toni është i ashpër. Patinazhi nuk përbëhet vetëm nga muzika e qetë, lëvizjet e bukura dhe harmonike por është një punë e lodhshme dhe plotë detyrime. Trajneri i delikates Aljona Savchenko, nuk i kursen kritikat dhe ajo e ndjen zërin e fortë të ish patinatorit kamion të botës, Ingo Steuer.
Ingo Steuer është i ashpër, por suksesi i jep atij të drejtë. Robin Szolkowy dhe Aljona Savchenko po bëhet gjithnjë e më tepër një çift absolut i mrekullueshëm patinatorësh. Ata kanë fituar gjashtë herë titullin kampion në Gjermani, tre herë atë evropian dhe tani shpallen për herë të dytë kampion bote, gjëja më e mirë që mund të arrish në skenën e patinazhit.
Kapiteni thotë: "Ata janë një cift absolut, një ëndërr sepse rrëshqasin me një harmoni të paparë mbi akull."
Trajneri i ashpër nuk i kursen edhe lëvdatat. Savchenko dhe Szolkowy shkrihen në një kur janë në akull dhe nga ana tjetër edhe krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri. Ai i qetë, menefregist, që nuk ia ndin, ajo ndonjëherë si dhi grifsh, dhe si divë. Edhe nga pamja e jashtme ata janë shumë të ndryshëm. Robin ka lindur në Gjermani, babain e ka mjek nga Tanzania kurse mamanë nga Pomeria e Përparme. Szolkowy me pamjet e tij ekzotike dhe lëkurën mulate Ajiona me zbehtësinë e Kievit, vendlindjes së saj në Ukrainë dhe flokët e verdhë. E përbashkëta të dy filluan me patinazh që fëmijë dhe s`heqin dot dorë prej tij. Titujt e parë i fituan me partnerë të tjerë, ndërsa në vitin 2003 kur Savchenko u bë gjermane, ajo filloi të kërkonte një partner patinazhi. Ata e gjetën shumë shpejt njëri tjetrin dhe harmoninë.
Të dy ata stërviten shumë, sepse siç na thotë Aljona, ata duan të plotësojnë një ëndërr së bashku: "Ne kemi një qëllim të cilin e synon dhe ëndërron çdo sportist. Natyrisht që kjo ëshstë medalja olimpike dhe ne do të bëjmë gjithshka për ta fituar atë."
Autor: Benjamin Wüst / Dr. Pandeli Pani
Autor: Aida Cama