1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman mbi konsultimet gjermano-ruse në Tomsk

27 Prill 2006

Fillimi i konsultimeve gjermano ruse në Tomsk është temë qëndrore e pasqyrës së sotme të shtypit gjerman. Shumica e gazetave shikojnë me shumë kurreshtje fillimin e distancimit të kancelares gjermane Angela Merkal ndaj politikës së Vladimir Putinit.

https://p.dw.com/p/ArqE
Merkel dhe Putin në Tomsk
Merkel dhe Putin në TomskFotografi: AP

"Kölnische Rundschau" shkruan: Rastësisht apo jo takimet konsultative gjermano-ruse në Tomsk filluan në ditën e 20 vjetorit të katastrofës së Çernobilit. Në plan të parë ky është një takim në mes partnerëve strategjikë, të cilët përshëndetën me lavdata të ndërsjellta. Mirëpo, këtu shihet edhe një gjë tjetër, mungesa e ruajtjes së kontakteve me Francën.

"Thüringener Allagemeine" shkruan se Angela Merkel nuk shkon me Vladimir Putinin në sauna siç vepronte Gerhard Shrëderi. Mirëpo, pamvarësisht rritjes sekritikës kundrejt tij edhe Merkel tregon shumë besim kur i referohet Kremlinit.

"Allgemiene Zeitung" shkruan se misioni diplomatik i kancelares gjermane është së paku ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike me Rusinë. Planet atomike të Iranit mund të ndalen në mënyre paqësore vetëm atëherë kur Rusia e thote fjalën e saj të fuqishme në Teheran. Ish-njeriu i KGB-së, Putini e di shumëmirë këtë, por ai vazhdon të luajë lojen e tij, duke e bërë pjesën tjetër të botës shumë nervoze dhe duke lënë gjurmët e dyshimit. Ajo çka mund të bëjë Zonja Merkel, nëse arrin është të bindë Putinin që të veprojë më në fund ashtu siç pret Evropa dhe Amerika.

"Rhein-Neckar-Zeitung", duke shkruar për takimin Merkel Putin vlerëson se historia nuk është duke u përsëriturn ë marrëdhëniet gjermano-ruse. Nuk po përsëritet as historia e miqësisë. Shrëder, është angazhuar përpartneritet strategjik me Moskën për të shpëtuar nga rrethimi amerikan, Shrëder është larguar për të dalë vetë i fituar. Rusia, me përparësinë energjetike është duke shijuar zbulimin e rolit të ri si njësuperfuqi me potencial energjitik.

"Westfälische Nachrichten" shkruan se Rusia është një treg gjigand, por edhe më tej edhe zonë e pasigurisë në sferën ligjore, dhe e paparashikueshme në planin politik. Shefi i Kremlinit nuk është demokrat, dhe qëndron aq larg vlerave perëndimore sa Tomski me Berlinin. Përzemërsia ndërmjet Shrëderit dhe Putinit e ka duruar këtë distancë reale. Me kancelaren Merkel kjo nuk është më e mundur. Kjo, nuk ka të bëjë me personalitetet por me rritjen e orekseve ruse. Në aspektin ekonomik Rusia, është duke e ndjerë veten fuqi globale të orientuar nga Azia dhe Amerika. Realiteti i sotëm duket kështu: Partneriteti mirë, por jo me çdo çmim.

Sipas gazetës "Neue Osnabrücker Zeitung" ka diçka që ka ndryshuar në marrëdhëniet gjermano-ruse. Ndryshimet do të kenë konsekuenca edhe në sferën e sektorit energjetik. Ne prag të vizitës së kancelares gjermane në Tomsk, Vladimir Putin është kërcënuar duke thënë se Rusia mund të ketë tregje të reja gazi, si në Azi për shembull. Në kohën e Shrëderit. ai nuk ka folir kështu. Me këtë, Putini po krijon mosbesim.

Gazeta "Nordbayerischer Kurier" shkruan se Gjermania e plotëson një të tretën e nevojave për gaz nga importi prej Rusisë dhe rreth 35 përqind nga gazi tokësor. Kjo tendencë është duke shënuar rritje edhe përshkak të ndërtimit të tubacionit lindor. Frika ngarritja e Rusisë në superfuqi është duke u shtuar në Evropë, për shkak të varësisë prej gazit rus. Mirëpo Putini duhet të dëshmojë se nuk është një kantonist i pasigurt. Sepse marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës, Gjermanisë, nuk janë vetëm të njëdrejtimshme. Moska ka nevojë gjithashtu për vendet perëndimore.