1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit evropian

Reinhard Kleber29 Tetor 2006

Publikimi i fotografive të ushtarëve gjermanë me kafkat e të vdekurve në Afganistan, është një ndër temat e gazetave ndërkombëtare të javës që sapo kaloi. Temë tjetër është përvjetori i trazirave që ndodhën në Francë.

https://p.dw.com/p/ArnF

Gazeta italiane LA STAMPA përqëndrohet tek skandali i bundesverit gjerman dhe komenton:

"Këtu nuk bëhet fjalë për keqtrajtime si në burgun irakian Abu Ghraib, apo për karikaturat mbi profetin Muhamed. Ka shumë mundësi që kafka të jetë e një ushtari rus, por pasojat e kësaj ngjarjeje do të jenë rënda sepse mund të shkaktojnë një valë të re zemërimi në botën islame, e cila mund të shoqërohet me aksione të dhunshme si në Afganistan ashtu edhe në Gjermani."


Gazeta ruse KOMMERSANT shkruan:

"Kjo ngjarje na kujton Rajhu e Tretë, kur ushtarët e Hitleirt luanin me kafkat e armiqve të tyre. Gjermanisë ju deshëm disa dekada, deri sa mundi t´i lajë hesapet e luftës që shkaktoi. Përpara pak kohësh ushtarët gjermanë hynë sërish në një territor të huaj. Por këtë rradhë si pjesë e një misioni paqësor. Ky ishte shansi më i mirë për ta, që të dëshmonin se ushtari i ri gjerman mbron të gjithë botën. Por skandali me kafkat e shkatërroi këtë imazh të ri."

Ndërkohë gazeta austriake SALZBURGER NACHRICHTEN komenton:

"Ngacmimi e të vdekurve është një akt i turpshëm. Ai dëshmon se nuk respektohen principet etike mbi vdekjen. Por ljrat me kafkat janë dëshmia e injorancës dhe arrogancës. Eshtë e qartë që opinioni publik gjerman reagon i tmerruar mbi këtë ngjarje. Por duhet të kemi kujdes që të mos e krahasojmë kafkën e një të vdekuri me ato krime kundër njerëzimit, që po kryen ende kundër atyre që janë ende gjallë."

Ndryshojmë temë. Përpara një viti në një periferi të Parisit dy të rinj që po ndiqeshin nga policia humëbn jetën. Kjo ngajrje shkaktoi traziar të rënda që zjgatën mbi 3 javë. Demonstruesit u vunë flakën dhjetëra ndërtesa dhe mbi 10.000 makinave. Pikërisht ky përvjetor i trazirave në Francë, është temë tjetër e gazetave evropiane.

Gazeta spanjolle ABC komenton:

"Ndonëse ka kaluar një vit pas trazirave, mbi periferitë franceze ka mbetur ende një hije e errët. Situata mbetet e vështirë. Përleshjet mes policëve dhe të rinjve po shtohen, kjo edhe për shkak të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen së shpejti në Francë, sepse tema e sigurisë mbetet tema kryesore e fushatës zgjedhore. Por politika franceze është kufiziar deri tani vetëm tek puna e policisë, duke mos marrë asnjë masë për të luftuar shkaqet sociale që sollën rebelimin e të rinjve francezë."

Gazeta austriake STANDARD komenton:

"Miliona banorë të Banlieue ndjehen të braktisur nga Franca dhe nuk kanë asnjë perspektivë për të ardhmen. Kjo është edhe rrënja e dhunës. Por në Francë mungon vullneti politik për integrimin e shtresave të dobëta sociale në sistem. Madje banorët e këtyre lagjeve mendojnë se politika pariziene po kryhet në kurriz të tyre. Pra këtu nuk shtrohet më pyetja a do të ndodhë sërish një gjë e tillë, por kur do të ndodhë sërish."

Dhe së fundi gazeta amerikane THE ëASHINGTON POST, e cila sheh në traziart që ndodhën një vit më parë në Francë paralele me debatin që po zhvillohet në Evropë mbi mënyrën e trajtimit të myslimanëve:

"Myslimanët në Evropë duhet të kenë mundësinë që ta duan vendin ku kanë vendosur të jetojnë. Ata duhet t´i respektojnë të drejtat dhe lirinë. Por mbi të gjitha, politikanët duhet të punojnë më shumë për të hequr pengesat, që kanë myslimanët kur duan të hyjnë nëpër shkolla apo në tregun e punës."