Parlamenti Evropian - Meka e lobingut | Evropa | DW | 27.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Evropian - Meka e lobingut

Personat që bëjnë lobing nuk gëzojnë në Bruksel imazh kaq të keq sa në Gjermani. Në kryeqytetin e BE-së rreth 15.000 persona merren me lobing dhe përfaqësojnë interesat e vendeve të caktuara, të firmave të ndryshme, të shoqatave, të organizatave të caktuara, të kishave apo të lëvizjes ekologjike. Detyra e tyre është që të ndikojnë tek vendimmarrësit për përpilimin e ligjeve në interes të grupeve që përfaqësojnë

default

Në Gjermani gazetat u mbushën plot me lajme për deputetin e partisë demokristiane CDU, Norbert Rëttgen, i cili pritej të bëhej drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Industrialistëve Gjermanë BDI. Krahas këtij posti Rëttgen dëshironte të mbante edhe karrigen e deputetit në parlamentin gjerman. Opozita gjermane u shpreh e shqetësuar që në person që bën lobing për një target-grup të caktuar të jetë edhe pjesëtar i parlamentit. Rëttgen vendosi në fund vetëm për punën si deputet, por debatet për lobingun në Gjermani nuk kanë rreshtur ende. Në Bruksel për çështje të tilla nuk bëhet kaq shumë zhurmë.

Personat që bëjnë lobing nuk gëzojnë në Bruksel një imazh kaq të keq sa në Gjermani. Në kryeqytetin e BE-së ka rreth 15.000 persona që merren në mënyrë profesionale me lobing dhe përfaqësojnë interesat e vendeve të caktuara, të firmave të ndryshme, të shoqatave, të organizatave të caktuara, të kishave apo të lëvizjes ekologjike. Detyra e tyre është që të ndikojnë ndaj vendimmarrësve në Bruksel për përpilimin e ligjeve në interes të grupeve që përfaqësojnë.

Zyrtarisht pranë Parlamentit Evropian janë regjistruar 4.500 profesionistë të lobingut. Këta janë të pajisur edhe me dëftesën përkatëse dhe punojnë sipas një kodi të caktuar. Ky kod përcakton që ata nuk kanë të drejtë që t'u ofrojnë para për t'i bërë për vete parlamentarët, por kanë të drejtë që të shpërblejnë financiarisht bashkëpunëtorët e parlamentarëve në rast se këta i deklarojnë këto shuma që marrin në deklaratën e tyre vjetore fiskale.

Si euro-parlamentarët edhe nëpunësit e Komisionit Evropian nuk e fshehin aspak kënaqësinë që u jep bashkëpunimi me lobiistët dhe e vlerësojnë atë, sepse prej personave që bëjnë lobing mund të marrin menjëherë të dhënat që u interesojnë për këtë apo atë fushë të veprimtarisë.

Rogier Chorus është shefi i grupit të lobiistëve në Bruksel:"Është shumë e qartë që zyrtarët e Komisionit dhe anëtarët e Parlamentit janë shumë të interesuar për vlerësimet tona. Kjo është për ta po kaq e rëndësishme sa edhe për ne, sepse politikanët kanë nevojë për informacionet tona për të përcaktuar se cilat prej propozimeve dhe ideve që hidhen janë vërtet të sakta."

Ndryshe nga Bundestagu gjerman, i cili ka një shtab të tërë bashkëpunëtorësh dhe konsulentësh, Parlamenti Evropian nuk ka një të tillë dhe për këtë europarlamentarët dhe nëpunësit e Komisionit i vënë lobiistët t'ua përpilojnë dhe shkruajnë projektligjet apo expertizat dhe deklaratat, thotë deputeti austriak Hans-Peter Martin.

Hans-Peter Martin ka përpiluar para dy vjetësh një raport për lobingun në radhët e Parlamentit Evropian dhe është i mendimit se lobingu përbën një rrezik, ngaqë kemi përzierje interesash:"Kritika ime ka të bëjë me faktin se lobiistët janë në pushtet. Ata e bëjnë këtë punë me shumë mjeshtëri, duke ndërhyrë në prapaskenë përpara se diçka të shpallet në letër publikisht. Ka shumë nëpunës dembelë dhe të mbingarkuar me punë që ua lënë me shumë qejf të tjerëve që t'ua mbarojnë punët. Madje ka edhe eurodeputetë që i bien gjoksit duke u krenuar se kërkesat që bëjnë për ndryshimin e ligjeve ua përgatisin lobiistët."

Deri tani nuk dihet nëse ndonjë prej 732 euro-parlamentarëve ushtron edhe ndonjë funksion kryesor në ndonjë firmë lobingu apo në ndonjë shoqatë industrialistësh. Por ajo që dihet është se shumë deputetë punojnë edhe gjatë periudhës që mbajnë mandantin parlamentar në Bruksel. Kështu Elmar Brock, i CDU-së, është edhe zëvendëspresident i sektroti të zhvillimit të mediave pranë koncernit Bertelsmann.

Cem Ëzdemit i ekologjistëve merr honorar kur e ftojnë të mbajë fjalime nëpër aktivitete me pëmbajtje komerciale, sikurse edhe Silvana Koch-Mehring e liberalëve. Vural ëger, i SPD-së, është njokohësisht edhe drejtor i koncernit të vet turistik ëger-Tours.
Euro-Deputetë të tjerë punojnë si avokatë apo fermerë. Madje edhe Hans-Peter Martin, dikur ish-korrespondet i revistës Spiegel, që ka përpiluar raportin kritik për lobingung, vazhdon të punojë si gazetar dhe drejtor ekzekutiv i një agjencie informacioni.

Gjithësesi duhet thënë se kufijtë janë tepër të shkrifët. Shumë euro-parlamentarë kanë qenë më parë nëpunës të BE-së apo janë marrë me lobing. Ka edhe shumë gazetarë që fillojnë të punojnë në sektorin e lobingut. Po ashtu ish-deputetë kalojnë në sektorin e administratës apo bëhen funksionarë shoqatash të fuqishme.

Sipas Hans-Peter Martin e keqja qëndron në faktin se personat që bëjnë lobing: "Papritur pa qenë përfaqësues të zgjedhur të popullit, bëjnë punën që duhet të bëjnë përfaqësuesit e populit. Ky përqafim i detyruar bën që të shpesh prej tij të mbyten interesa të ligjshme të qytetarëve."


Ata që punojnë në organet e Brukselit e njohin mirë zanatin për këtë edhe drekat apo darkat e punës konsiderohen si mundim i rëndë që e çojnë nivelin e punës deri në 60 orë punë në javë.

  • Data 27.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAT
  • Data 27.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAT