1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti Europian propozon status të ri për vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqinë

Viron Gjymshana1 Dhjetor 2005

Propozimi për krijimin e një statusi të veçantë, ndërmjet atij të anëtarësimit dhe atij të vendit fqinj ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian

https://p.dw.com/p/AqsB
Parlamenti Europian
Parlamenti EuropianFotografi: AP

Eurodeputeti hollandez i grupit të të gjelbërve, Joos Lagendajk është shprehur se BE-ja i ka instrumentet e integrimit, siç janë marrëveshjet e asocim - stabilitetit, prandaj nuk ka nevojë të krijohet një lloj tjetër "partneriteti strategjik" me Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Një propozim i eurodeputetit kristian demokrat gjerman, Elmar Brok, që është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka ngjallur debate aq të zjarrta në këtë institucion, saqë ka shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm edhe aprovimin apo hedhjen poshtë të tij.

Eshtë fjala për një propozim që ka si qëllim krijimin e një instrumenti të ri, i cili duhet të zëvendësojë marrëveshjet e deritanishme të asocim - stabilitetit dhe atë paraanëtarësimit. E veçanta e këtij instrumenti të ri është përfshirja në këtë status të veçantë edhe të shteteve të Ballkanit si dhe Turqisë. Ky instrument ndryshe nga të mëparshmit nuk parasheh domosdoshmërisht një anëtarësim të ardhshëm të këtyre vendeve në BE, por mbajtjen afër të tyre për një kohë të pacaktuar. Paraprakisht ishte paraparë që raporti i paraqitur nga Elmar Brok duhej të kalonte për aprovim në séancën plenare të dhjetorit, së bashku me raportet përkatës për Bullgarinë dhe Rumaninë, por për shkak të mosmarrëveshjeve të thella ndërmjet anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, debatet rreth tij janë shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm.
Eurodeputeti hollandez i grupit të të gjelbërve, Joos Lagendajk është shprehur se BE-ja i ka instrumentet e integrimit, siç janë marrëveshjet e asocim - stabilitetit, prandaj nuk ka nevojë të krijohet një lloj tjetër "partneriteti strategjik" me Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe eurodeputetja liberale belge Anemie Neyts - Uyttebroeck dhe socialdemokrati gjerman, Andre Brie kanë refuzuar të hedhin hijen e dyshimit ndaj mundësisë së një anëtarësimi të ardhshëm premtuar Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por eurodeputeti kristian demokrat gjerman, Alfred Gomulka ka mbështetur idenë e Elmar Brok duke argumentuar, se duhet ruajtur një lloj ekuilibri ndërmjet zgjerimit dhe konsolidimit të BE-së.

Në mungesë të një konsensusi në gjirin e këtij komisioni, debatet janë shtyrë për në muajin janar. Po për këtë arsye u shty për më vonë edhe raporti i eurodeputetit konservator britanik, Charles Tannock rreth politikës së BE-së me fqinjët.