1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi i librit në Kairo

Reinhard Baumgarten19 Janar 2006

Në panairin e librit në Kairo opinioni publik ankohet hapur, se në Egjipt dhe në përgjithësi në botën arabe nuk lexohen shumë libra

https://p.dw.com/p/AqrB
Panairi i librit, Kairo 2006
Panairi i librit, Kairo 2006Fotografi: DW

Shkrimtari gjerman, Michel Ende në arabisht. Vajza Momo dhe burrat me kostumet ngjyrë gri. Vajza e ëmbël Momo dhe "grabitësit e kohës".

"Sa orë fle ti, punon ti, luan ti me fëmijët?" - Për grabitësit e kohës të gjitha këto janë humbje kohe.

Dramaturgu dhe regjisori Basem Sharaf mund të kishte shtruar për këtë pjesë teatrale gjithashtu pyetjet: Sa orë lexon ti, cilin libër njeh? Përgjigjet do të ishin të pakënaqshme. Kultura e leximit në Egjipt mendon Mohammed Gohneim, lë për të dëshiruar. Sipas shefit të bibliotekës ndërkombëtare në Kairo, pothuajse të gjithë fëmijët lexojnë vetëm libra shkollorë: "Fëmijët duhet të mësohen me libra që në shtëpi nga prindërit e tyre. Ndoshta një pjesë e fajit është edhe mënyra e sistemit të arsimit. Leximi duhet të rrënjësohet nëpërmjet shkollës dhe familjes. Ne duhet t´i nxisim njerëzit të lexojnë. Këtë mund ta arrijmë edhe nëpërmjet çmimeve të arsyeshme për libra."


Në një gazetë ditore libaneze, nga një studim i shkurtër rezultoi se njerëzit në vendet arabe lexojnë mesatarisht në vit vetëm rreth 7 minuta libra që nuk kanë të bëjnë me fenë apo arsimin. Për soziologun Nader al-Fargani mungesa e madhe e vullnetit për të lexuar, e thellon hendekun e dijes mes botës perëndimore dhe asaj lindore: "Vendet e zhvilluara nuk maten më nga mirëqënia, por nga mënyra se si e mbështesin krijimin e diturisë dhe se si e pasurojnë horizontin e njerëzve. Dhe kështu padituria sjell vetëvetiu prapambetje."

Në pjesën teatrale "Momo", berberi Favzi bëhet dikur viktimë e `grabitësve të kohës`. Regjizori Basem Sharaf kërkon t´i afrojë fëmijët egjiptianë me figurën e mirënjohur gjermane të Momos. Sharafi zhvillon një luftë të vështirë kulturore, sepse romanet e zakonshme, qofshin ato nga autorë arabë apo perëndimorë, mungojnë në Egjipt.

Mohammed Ghoneim shpjegon: "Ne duhet t´i ulim tarifat doganorë. Edhe letra dhe boja e shkrimit duhet të blihen me çmime më të arsyeshme. Librat nuk duhet të kushtojnë."

Ata që kanë para në Egjipt, preferojnë të blejnë për fëmijët e tyre një televizor apo lojra kompjuteri në vend të librave. Fëmijët egjiptianë të shtresave të larta kalojnë pas shkollës mesatarisht 3,5 orë në ditë përpara televizorit. Kështu që nuk u mbetet më kohë për Momon. Grabitësit e kohës kanë kryer punë shumë punë në vendet ku kalojnë kohën fëmijët arabë.