Përshkallëzim dhune në Lindjen e Mesme: Izraeli angazhon këmbësorinë kundër Libanit | Bota | DW | 17.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përshkallëzim dhune në Lindjen e Mesme: Izraeli angazhon këmbësorinë kundër Libanit

Izraeli i ka vazhduar pa ndërprerje sulmet e tij ndaj objekteve në Liban. Ndërkohë, gjenerali izraelit, Gadi Eisenkraut konfirmoi se në Liban janë angazhuar edhe trupa këmbësorie.

Turistët e huaj evakuohen nga Libani

Turistët e huaj evakuohen nga Libani

Avionët izraelitë bombarduan kryeqytetin libanez Bejrut. Ata goditën ndër të tjera portin, një far, një central elektrik dhe rezidencën kryesore të Hizbollave. Sipas dëshmitarëve, këtë rezidencë e bënë rrafsh me tokën.

Lajmi se shefin e Hizbollave, Hasan Nasrallah e plagosën, u përgënjeshtrua nga kanali i tij televiziv al-Manar. Edhe kanali televiziv, transmetimin e të cilit izraelitët janë përpjekur më kot prej ditësh ta ndalin, vazhdon transmetimet: me sulmin ndaj stacionit të trenit të Haifas, është paralizuar qarkullimi i trenave në veri të Izraelit, bën të ditur zëdhënësi. Herën tjetër objekt i goditjes do të jetë rafineria e naftës.

Ibrahim al Musavi, redaktor për politikën e jashtme të al-Manarit kujton se si nisi konflikti, pikërisht me rrëmbimin e dy ushtarëve izraelitë.

"Hizbollatë deklaruan se ky është vetëm një aksion i kufizuar."
"Bëhet fjalë vetëm për një këmbim të burgosurish. Arieli Sharoni gjithnjë kishte qenë dakord me një procedurë të tillë, edhe qeveri të tjera izraelite. Tani mund të pyesësh veten: "se pse nuk bien dakord këtë herë"?

Pas llogarive të fundit, vetëm në sulmet e së shtunës në Liban u vranë 38 civilë. Në mënyrë të papritur, gjenerali izraelit Gadi Eisenkraut konfirmoi se në Liban tani janë angazhuar edhe trupa këmbësorie. Bëhet fjala për njësi elite, të cilat mbështeten nga ajri dhe deti, bëri të ditur gjenerali izraelit.

Irani e paralajmëroi për të disatën herë Izraelin që të mos sulmojë edhe Sirinë fqinjë. Ministria e jashtme e Teheranit bëri të ditur se Irani mbështet popullin sirian. Një sulm do të kishte, "humbje të papërfytyrueshme si pasojë", u tha shprehimisht.

Ndërkohë, Libani nuk pranon të mbajë përgjegjësi për krizën. Ministri i drejtësisë i vendit, Khaled Kabani deklaroi në një intervistë me DW:

"Nëse ka njeri që mban ndonjë përgjegjësi, atëherë ai duhet ta mbajë këtë përgjegjësi plotësisht. Por është krejtësisht e papranueshme që Libani të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë ndonjë palë tjetër ose ndonjë vend tjetër. Ne secilin e gjykojmë në bazë të veprave. Qeveria libaneze nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion, që të dëmtonte sigurinë, dhe si rrjedhojë nuk mund të bësh përgjegjës popullin libanez."

Por Izraeli i përmbahet pikëpamjes së tij se përgjegjësinë duhet ta mbajë Libani. Anëtari i kabinetit izraelit të sigurisë, Isaac Herzog përgënjeshtroi në këtë kuadër edhe njoftimet e medieve, sipas të cilave Izraeli parashikon t'i zgjerojë në të ardhmen aksionet e tij ushtarake në Siri. Në gjendjen aktuale "Siria nuk është në lak", tha Hercogu.

"Ne nuk po merremi me Sirinë. Informacione të tilla janë të pabaza. Sepse ne besojmë se përgjegjësinë duhet ta merrte plotësisht qeveria libaneze. Ajo është në fund të fundit qeveria e një kombi sovran."


  • Data 17.07.2006
  • Autor Jürgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKy
  • Data 17.07.2006
  • Autor Jürgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKy
Reklamë