Përfundon misioni i THW në Ballkan | Ballkani | DW | 09.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfundon misioni i THW në Ballkan

Agjensia Federale Gjermane për Ndihmë Teknike ka ndihmuar në rindërtimin e 5500 shtëpive për familjet e rikthyera në Kosovë

Misione të THW-së në rajone krizash

Misione të THW-së në rajone krizash

Agjensia Federale Gjermane për Ndihmë Teknike (THW) ka përfunduar pas 15 vjetësh misionin e saj në Ballkan. Një nga detyrat e saj gjatë kësaj kohe ishte rindërtimi i rrugëve, urave, shtëpive të shkatërruara, shkollave, kopshteve dhe spitaleve. "Me përfundimin e projekteve tona largohemi nga ky rajon me bindjen se kemi dhënë kontributin tonë në rindërtimin e rajonit. Shumë njerëzve u kemi ndihmuar në rikthimin në normalitet" u shpreh presidenti i Agjensisë Federale për Ndihmë Teknike, Albrecht Broemme dje në Bonn. Ai foli për një moment historik në historinë e misioneve të THW-së jashtë vendit. Vetëm në Kosovë kjo agjensi ka ndihmuar në rindërtimin e 5500 shtëpive për familjet e rikthyera që nga përfundimi i luftës.

Misioni i THW-së në Balkan filloi në vitin 1992 në Bosnje Hercegovinë. Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999 THW nisi ndihmën për rindërtimin e shtetit dhe shoqërisë në Kosovë. Gjatë viteve të shkuara kjo organizatë ka drejtuar kryesisht projekte rikthimi të kosovarëve. Këtu bënte pjesë dhe ndërtimi i një gjimnazi për 800 nxënës në Prizren. Mbyllja simbolike e misionit të Organizatës Gjermane për Ndihmë Teknike do të bëhet të martën e ardhshme. Organizatave lokale në Kosovë do t'u dhurohen me këtë rast 30 automjete të THW-së.

  • Data 09.12.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraZ
  • Data 09.12.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraZ
Reklamë