Nuk ka kuptim ta vësh SHBA-në në bankën e të akuzuarve | Studimi në Gjermani | DW | 08.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Nuk ka kuptim ta vësh SHBA-në në bankën e të akuzuarve

Shtypi gjerman vazhdon të ketë vemendjen mbi sjelljen amerikane me të burgosurit dhe përdorimin e torturës ndaj tyre. Kjo temë aktualizohet me rastin e vizitës në Gjermani dhe në Evropë të ministres së punëve të jashtme të SHBA-ve, Kondeleza Rice.

Kondoliza Rajs në Berlin me Frank Valter Shtajnmajer

Kondoliza Rajs në Berlin me Frank Valter Shtajnmajer

"Financial Times Deutschland" shkruan se kanë qenë shumë më herët të dëshirueshme deklaratat e këtilla të qarta. Ministrja e punëve të jashtme e SHBA-ve më në fund në mënyrë të padyshueshme ka pohuar se punëtorët e shërbimeve të fshehta amerikane gjithkund në botë kanë dështuar. Me këtë të gjitha përçarjet rreth
dyshimit të keqtrajtimit të të arrestuareve kanë përfunduar. SHBA-të kthehen në pikën themelore të zbatimit pa kompromis të çështjeve të shtetit ligjor. Ky është një përparim i madh, ndonëse deri më tani nuk është e qartë se cilat janë shkaqet, që i kanë detyruar ato të marrin një vendim të tillë. Natyrisht që akoma kanë mbetur gropa të zbrazura në politikën amerikane. Shkaktar i manifestimit të toneve të reja do të duhej së pari të ishte debati i ashpër i brendshëm në SHBA, ku me siguri që ka ndihmuar edhe vizita e pafat e Condeleza Rice në Gjermani.

"Die Welt" shkruan se nuk është diçka me shqetësim të veçantë nëse fuqia më e madhe e perëndimit siguron se ajo nuk torturon të burgosurit. Edhe me shqetësuese
është se askush nuk mund ta garantojë këtë. Aq më shumë këtë e bën të vështirë fakti se zëvendëspresidenti amerikan Dik Qeni është angazhuar në mënyre aktive në
legalizimin e torturës në burgjet e fshehta amerikane. Në të ardhmen me siguri shkruan "Die Welt" se opinioni amerikan në asnjë mënyrë nuk do të miratojë në
të drejtën e pakufizuar të qeverisë së vet për të bërë çka të dojë me të burgosurit.

Gazeta e Bonit "General-Anzeiger" shkruan se nuk ka dyshim se qytetari gjermano-libanez ka qenë rrëmbyer prej CIA-s, mirëpo problemi është se qeveria amerikane nuk pat marrë qëndrim për këtë rast. Në anën tjetër tek qeveria e Bushit fitoi pikëpamja se herëdo kurdo diçka duhet bërë me qëllim që t'i kthehet një përgjigje
kritikave evropiane.

Ndërsa sipas gazetës "Märkische Allgemeine" SHBA-të jetojnë, që nga 11 shtatori 2001 me vetëdijen se gjenden në luftë kundër terrorizmit. Evropianët përkudrazi janë të bindur se përkundër kërcënimeve terroriste janë në parim duke
jetuar në paqe. Këto kërcënime të ndryshme që vijnë nga realiteti i ri botëror shpien drejt tensioneve të reja, dhe këtë e dëshmon rasti i rrëmbimit të gjermano-libanezit Masri. Është me rëndësi dhe e drejtë që qeveria e re gjermane po e diskuton këtë rast publikisht dhe po përpiqet të sqarojë publikisht shumë pyetje të lidhura me këtë
problem. Mirëpo ka pak kuptim, që SHBA-të të sillen në bankën e të akuzuarve për shkak të pritjeve të mëdha sepse edhe Gjermania varet në masë të madhe nga
bashkëpunimi me shërbimet e fshehta amerikane. Terrorizmi islamik më në fund na kërcënon edhe neve.

"Abendzeitung" e Mynichut shkruan se është e padurueshme çka bën Amerika me te burgosurit e saj, është e padurueshme se si Amerika e reklamon veten si një shtet i së drejtës.


Per gazeten e Kölnit "Kölner Stadt Anzeiger" garancionet e ministres amerikane të punëve të jashtme Condeleza Rice se personeli amerikan do të respektojë
konventat kunder torturës edhe në botën e jashtme tingëllon, si një ndryshim i gëzueshem politik.

Kurse sipas "Züddeutsche Zeitung" që nga dita e djeshme rrëmbimi i el Masris nuk është më një rast i thjeshtë i qeverisë së vjetër gjermane. Tani është një rast edhe i qeverise së Angela Merkelit.

  • Data 08.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsT
  • Data 08.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsT