Njerëzit në Gjermani ngurrojnë të dhurojnë organet pas vdekjes - Rregullat për dhurimin e organeve në vendet e evropiane | Evropa | DW | 22.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Njerëzit në Gjermani ngurrojnë të dhurojnë organet pas vdekjes - Rregullat për dhurimin e organeve në vendet e evropiane

Vetëm në Gjermani ka rreth 12.000 njerëz që shpresojnë për dhurimin e një organi të ri që t´u shpëtojë jetën. Por koha e pritjes së pacientëve që kanë nevojë për transplantim organi shpesh herë është më e gjatë se një vit. Madje ajo shtyhet vazhdimisht sepse janë gjithnjë e më pak njerëz që pranojnë të dhurojnë organet pas vdekjes.

default

Në secilin vend të Evropës vlerësohet ndryshe cështja e dhurimit të organeve. Kjo në shumicën e rasteve ka të bëjë me pozicionet e ndryshme që kanë qytetarët e secilit vend ndaj vdekjes. Në përgjithësi ka dy rregulla mirëkuptimi për dhurimin e organeve. Njëri prej tyre vlen kur personi që ka vdekur nuk e ka kundërshtuar shprehimisht në kohën që ka qenë gjallë dhurimin e organit për transplantim. Rregulli i dytë bazohet në vullnetin e personit për dhurim organi, gjë që ai e dokumenton me shkrim duke u pajisur të ashtuqaujturën "pasaporta e dhurimit". Pra mund të ketë dy lista: njëra për personat që regjistrohen, se janë kundër dhurimit dhe tjetra për ata që dokumentojnë gatishmërinë e tyre për të dhuruar organe. Martin Blymke, mjeku që drejton "Fondacionin gjerman për transplantimin e organeve" vë në dukje: "Nëse ekziston "pasaporta për dhurim organesh", atëherë ky është dokumenti vendimtar që shpreh vullnetin e personit që ka ndërruar jetë. Në këtë rast nuk është e nevojshme të pyeten të afërmit e tij dhe ata as nuk mund të pranojnë dhe as nuk mund të refuzojnë për këtë."

Në rastet kur nuk ekziston ky dokument të afërmit e të vdekurit mund të përgjigjen në emër të tij, por kusht është që në kohën që ka qenë gjallë personi ta ketë shprehur verbalisht dëshirën për të dhuruar organe.

Edhe ky rregull vlen në Gjermani ashtu si edhe në Norvegji, Suedi, Danimarkë e Findlandë. Por në Gjermani ndonëse 80% e qytetarëve e pranojnë dhurimin e organeve, vetëm 12% e tyre posedojnë "pasaportën e dhurimit". Krahasuar me vendet e tjera evropiane Gjermania zë një vend jo të mirë, thotë drejtorja e Qendrës Federale për Sqarimin shëndetësor me seli në Këln, Elizabet Pot. Sipas zonjës Pot kjo ka të bëjë kryesishtr me spitalet që nuk i sqarojnë si duhet njerëzit. "Në qoftëse njerëzit të sqaruar mirë mbi këtë cështje parimisht janë të gatshëm të dhurojnë organe, ata nuk marrin pjesë në këtë proces, sepse spitalet nuk ua bëjnë të qartë atyre këtë mundësi. Kjo ndodh pasi disa spitale nuk merren me transplantimin dhe disa të tjera e konsiderojnë këtë si një procedurë të vështirë dhe të kushtueshme organizative."

Suedia po përpiqet ta rrisë numrin e dhuruesve të organeve nëpërmjet një fushate që ka nisur nën moton "e rëndësishme pë rjetën". Kjo fushatë sensibilizuese në medie po bën efekt, sepse brenda një viti numri i të regjistruarve për dhurim organesh pas vdekjes nga 8.000 ka arritur në mbi 100.000.

Në Poloni gati 90% e popullsisë mendojnë pozitivisht për dhurimin e organeve pas vdekjes. Kjo, sipas Danuta Rovinska nga qendra polake e koordinimit të transplantimit të organeve "Poltransplant", ka të bëjë me influencën e kishës: "Siç dihet Polonia është një vend shumë besimtar katolik. Duke u nisur nga ajo që Papa ka thënë në enciklikë, se cdo njeri pas vdekjes duhet t´ua japë të tjerëve organet e veta, shumë polakë ndjekin këshillën e Vatikanit. Pozicioni i kishës influencon në vendimin e të afërmve të të vdekurit dhe në këtë mënyrë rritet vazhdimisht numri i organeve të dhuruara."

Mjekësia e transplantimit në Poloni gjatë viteve të fundit ka avancuar shumë. Ndërsa në Francë vitin e kaluar gjetën vdekjen 250 vetë, vetëm sepse atyre nuk iu dhurua organi i nevojshëm për transplantim. Edhe në Francë aktualisht ka 10.000 njerëz që presin t´u dhurohet një zemër, një veshkë, apo një mëlci. E kjo ndodh pavarësisht nga fakti që si në Francë ashtu edhe në vende të tjera si Çekia, Hungaria, Portugalia, Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika, ekziston rregulli sipas të cilit organet mund të ddhurohen edhe në rast, se i vdekuri kur ka qenë gjallë nuk ka qenë kundër dhurimit të organit. Jërg Nevens, mjek në Klinikën Universitare në Leuven të Belgjikës, mendon, se situata është mjaft e vështirë për pacientët që presin për një organ të ri. Këta pacientë nuk kanë asnjë alternativë shërimi përvec organit të dhuruar: "Ka gjithnjë e më shumë pacientë të sëmurë nga verdhëza, pasi mëlcia e tyre është prekur në mënyrë të pashërueshme prej hepatit C. Për këta pacientë mjekët kërkojnë me padurim organe të dhuruara. Ky është një problem që nuk ka ekzistuar në këtë masë përpara 10 vjetësh. Ndërsa pacientët që kanë nevojë për një veshkë mund të mbahen në jetë nëpërmjet dializës, ata të prekur nga mëlcia nëse nuk gjejnë organ për transplantim janë të destinuar të vdesin."

Edhe në Britaninë e Madhe gjithnjë e më shumë pacientë presin t´u dhurohet një organ për të filluar një jetë të re. Ka rreth 7.000 pacientë që presin transplantimin e veshkës. Por në vit mund të kryhen vetëm 1.400 transplantime. Qeveria britanike po përpiqet prej kohësh të harotjë një ligj, në bazë të të cilit pas vdekjes personi që ndërron jetë të jetë një dhurues i mundshëm organesh, në qoftë se ai nuk është regjistruar më parë në listën e atyre që nuk pranojnë të dhurojnë organe.

  • Data 22.08.2004
  • Autor Petra Kohen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGa
  • Data 22.08.2004
  • Autor Petra Kohen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGa