1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërroi jetë presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova

21 Janar 2006
https://p.dw.com/p/AqgR
Fotografi: dpa

Sot nderroi jetë në moshën 62 vjeçare presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti vdiq pak para mesditës në gjirin e familjes në rezidencën e tij në Prishtinë. Rugova vuante nga kanceri i mushkërive, që u diagnostikua shtatorin e kaluar, dhe për të cilin në fund të gushtit u kurua në bazën ushtarake të Landstuhlit në Gjermani. Rugova zhvilloi në fund të viteve 90 rezistencën paqësore kundër politikës së Milloshevicit. Ai simbolizonte luftën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.