Ndërroi jetë presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova
21 Janar 2006Reklamë
Sot nderroi jetë në moshën 62 vjeçare presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti vdiq pak para mesditës në gjirin e familjes në rezidencën e tij në Prishtinë. Rugova vuante nga kanceri i mushkërive, që u diagnostikua shtatorin e kaluar. Ai ishte për kurim në bazën ushtarake të Landstuhlit në Gjermani si dhe në kampin Bondsteel. Rugova zhvilloi në fund të viteve 90 rezistencën kundër politikës së Milloshevicit. Ai konsiderohej nga bashkëkombasit e tij si simbol i luftës për pavarësi.