Në Frankfurt konfiskohet mish i papërpunuar | Politika | DW | 10.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në Frankfurt konfiskohet mish i papërpunuar

Duke patur parasysh rastet më të reja të gripit të shpendëve në Turqi, autoritetet gjermane po intensifikojnë kontrollin ndaj turistëve

Kontrolli i pasagjerëve

Kontrolli i pasagjerëve

Përkrah kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të avionëve dhe rritjes së tarifave në doganat me vendet si Turqia, Kroacia, Rusia dhe Rumania, tashmë, në Frankfurt, gjatë një kontrolli të thjeshtë në autobuset me linja të gjata, policia ka konfiskuar sasi të tëra mishi të papërpunuar. Kontrolli u bë në stacionin kryesor të Frankfurtit. Këtu u kontrollua i gjithë bagazhi i pasagjerëve.

Thomas Fröhlich, drejtor i aksionit në Ministrinë e Mjedisit të landit të Hesenit thotë: "Së pari i gjithë bagazhi nxirret jashtë, pastaj qentë e stërvitur bëjnë kontrollin për drogë dhe lëndë plasëse. Secili me bagazhin e tij sillet brenda dhe i hap çantat për t'iu nënshtruar këtij kontrolli. Me të përfunduar, pasagjerë largohen mënjanë, derisa të kontrollohet i gjithë autobuzi".

Thomas Fröhlich është veteriner. Ai me dy kolegë të tij dhe pesë doganierë kontrollon bagazhin për ushqime të ndaluara: "Kemi seleksionuar mishin e shpendëve, proshutën, sasi të mëdha të mishit. Pra, ajo që gjejmë ne këtu tejkalon nevojat e ushqimit të udhëtimit".

Të hënën në Frankfurt u konfiskuan 200 kilogram të ushqimeve të ashtuquajtura "të importuara". Këto ushqime nuk u testuan nëse mund të ishin të rrezikuara nga mikrobi i gripit të shpendëve, por u dogjën menjëherë: "Mishi i shpendëve, prodhimet e mishit të shpendëve, por edhe puplat e gjëra të ngjashme si psh. lodra, i kemi djegur. Këto lodra me pupla përmbajnë rrezikun se virusi mund të mbijetojë, sidomos në këto temperatura të ftohta".

Pasagjerët e dinë se është fjala për kontroll kundër gripitt të shpendëve dhe para së gjithash, ata e dinë se mishi i shpendëve në bagazh gjithnjë është i ndaluar.

Bilancin e kontrollit të ditëve të para, drejtori i Zyrës veterinare të Frankfurtit, Fritz Merl, e formulon kështu: "Mund të shihet se sa i domosdoshëm është kontrolli për parandalimin e bartjes, jo vetëm të këtij mikrobi por edhe të të tjerëve. Sigurisht, mundësia e infektimit me mikrobe të shtazëve apo me gripin e shpendëve nuk mund të përjashtohet me këtë. Mirëpo, me këtë kontroll, së paku mund të bëjmë aq sa mund të bëhet".


  • Data 10.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrH
  • Data 10.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrH