Në Afganistan vazhdojnë protestat e dhunshme kundër karikaturave | Bota | DW | 07.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Afganistan vazhdojnë protestat e dhunshme kundër karikaturave

Në vazhdën e protestave në Afganistan kundër publikimit të karikaturave të profetit Muhamed është sulmuar edhe një kamp i Trupës Paqësore Ndërkombëtare për Afganistanin, ISAF në të cilin ndodheshin kryesisht ushtarë norvegjez.

default

Tensionet vazhduan pasdite edhe pas përfundimit të demonstratave. Trupa ndërkombëtare mbrojtëse për Afganistanin ISAF, dërgoi si përforcim ushtarë britanik në Maimana.

Kryeqyteti i provincës së Faryabit në veriperëndim të vendit ishte qendër e dhunës në Afganistan. Rreth 1000 demonstrues provuan të depërtojnë në bazën e vogël të ISAF-it. Sipas dëshmitarëve okularë ata gjuajtën me granata, bomba molotov dhe hapën edhe zjarr ndaj ushtarëve ndërkombëtarë.

Shumë ulët fluturonin avionët luftarak të tipit F-16 dhe provonin të frikësonin demonstruesit. 30 ushtarët norvegjez të barrikaduar në bazë u kundërpërgjegjën me zjarr dhe gaz lotsjellës. Edhe forcat afgane të sigurimit kanë hapur zjarr. Si pasojë pati të vdekur dhe të plagosur. Kombet e Bashkuara tërhoqën një pjesë të personelit të tyre nga Maimana. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Adrian Edvards.

Ndalim-qarkullimi ndërkohë vlen edhe për bashkpunëtorët e Kombeve të Bashkuara në Kabul. Kjo për faktin se edhe në kryeqytetin afgan janë tubuar disa qindra demonstrues. Ashtu si një ditë më parë në shënjestër ishte ambasada daneze. Policia afgane la arritur me përdorimin e forcës të shpërndajë demonstruesit.

Edhe në Herat, Xhalalabad, Faisabad dhe Pul-i-kumri në ditën e tretë me radhë janë regjistruar protesta të dhunshme kundër karikaturave të profetit Muhamed. Gjithsejt llogaritet që mbi 10 mijë njerëz të kenë dalur në rrugët e Afganistanit.

Kombet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara thellë për vazhdimin e dhunës. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Edvards, sqaroi se janë duke u bërë përpjekje që të evitohen të gjitha veprimet dhe deklaratat që do të tensionin edhe më shumë gjendjen aktuale.

Megjithatë ekstremistët taleban janë duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar. Zëdhënësi i talebanëve Qari Jusuf Ahmadi, bëri thirrje për luftën e shenjtë. Për shkak të fyerjeve përmes karikaturave të Muhamedit tani do të sulmohen të gjithë të huajt e në veçanti danezët, tha zëdhënësi taleban.

  • Data 07.02.2006
  • Autor Kristof Hajncle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMX
  • Data 07.02.2006
  • Autor Kristof Hajncle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMX
Reklamë