1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Hagë filloi i pari procesi gjyqësor kundër nënshtetasve maqedonas

Boris Georgievski16 Prill 2007

I akuzuar është ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë, Ljube Boshkovski. Pak pas fillimit, procesi gjyqësor megjithatë u shty, për të rifilluar sërish në datën 7 maj.

https://p.dw.com/p/ArWV
Salla e gjyqit
Salla e gjyqitFotografi: AP

Ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë, Ljube Boshkovski dhe ish-truproja personale e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski akuzohen për shkelje të ligjit të luftës: vrasje, shkatërrim i pamëshirshëm i qyteteve dhe fshatrave si dhe mizori.

Pastaj do të diskutohet ngjarja që ka ndodhur më 12 gusht 2001 në fshatin Ljuboten, në vijë ajrore 10 km larg qendrës së Shkupit. Paditësit thonë se njësia policore me Tarculovskin në krye- ka ndërmarrë atje një akt hakmarrjeje. Në këtë akt u vranë shtatë banorë të fshatit, tri të tjerë vdiqën më vonë në spital si pasojë e plagëve që iu shkaktuan nga rrahjet dhe torturat. Në ditët që pasohet, mendohet se në disa stacione të policisë së Shkupit u torturuan të paktën 100 banorë të Shkupit. Sipas akuzës, njësia e drejtuar nga Tarculovski shkatërroi edhe 14 shtëpi.

Para këtij sulmi në fshatin Ljuboten kishte ndodhur vrasja e tetë ushtarëve të ushtrisë maqedonase. Luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare patën fshehur në afërsi të Ljubotenit një minë të telekomanduar dhe patën sulmuar me këtë një autokolonë të ushtrisë maqedonase.

Ish-ministri i brendshëm Boshkovski si kryekomandant i forcave të policisë tani duhet të japë llogari. Ai mendohet se ka ditur për aktivitetet e policisë dhe megjithatë nuk ka ndërmarrë asgjë për ta hetuar këtë rast ose për të ndëshkuar dorasit.

Këto ngjarje ndodhën në sfondin e konfliktit shtatëwmujor në Maqedoni në vitin 2001 midis përfaqësuesve të minoritetit shqiptar dhe shumicës maqedonase. Konflikti përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, vetëm një ditë pas rënies së Ljubotenit.

Zëdhënësja e paditësve të Hagës, Olga Karavan theksoi në intervistë me DW: "Si në të gjitha rastet e tjera ne merremi me përgjegjësinë individuale penale. Dy të akuzuarit në këtë rast mbajnë për shkak të krimeve serioze përgjegjësi penale. Akuzuesit besojnë se ata janë fajtorë dhe ne do të përpiqemi që ta vërtetojmë këtë. Duhet fiksuar për të disatën herë se bëhet fjalë për persona të veçantë që akuzohen dhe jo për shtete ose grupe popullsie."

Akuzuesit bënë që tani të ditur se do të ftojnë rreth 90 dëshmitarë kundër Boshkovskit dhe Tarculovskit. Të njëjtin numër dëshmitarësh pritet të ftojë edhe mbrojtja. Mbrojtja dhe dy të akuzuarit nuk donin të jepnin para procesit gjyqësor të dhëna për strategjinë e mbrojtjes.

Mbështetës të Boskovskit dhe Tarculovskit besojnë se ata janë të pafajshëm dhe se mund ta vërtetojnë këtë. Aktualisht është e paqartë se kur do të përfundojë procesi. Deklarimet se mund të pritet një vendim në tetor të këtij viti rezultuan pa baza. Deponimet e dëshmitarëve kryesorë u shtynë.