Mos vallë një peng perëndimor në Irak ka më shumë vlerë se pengjet e tjera? Paramentra të ndryshme në luftën e Irakut | Bota | DW | 21.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mos vallë një peng perëndimor në Irak ka më shumë vlerë se pengjet e tjera? Paramentra të ndryshme në luftën e Irakut

Mbi 20 pengje të huaja janë vrarë deri më sot në Irak dhe një numë rpo kaq i madh syresh ndodhen ende në duart e grupeve militante. Viktimat e vrasjeve dhe pengjet e kanë prejardhjen nga shtete të ndryshme - nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Turqia, Bullgaria, Nepali, Indonezia, Egjipti dhe Maqedonia, duke përmendur këtu vetëm disa prej tyre. Rrëmbimi i fundit i drejtueses së organizatës Care në Irak, një irlandeze që posedon edhe pasaportë irakiane, ishte temë kryeartikujsh në gazetat e mëdha perëndimore si dhe një nga lajmet kryesore në agjencitë e lajmeve në SHBA dhe Evropë. Por nëse viktima vjen nga Libani apo Maqedonia, lajmi ose nuk merret fare ose zë një vend sekondar në formën e një lajmi të s

hkrutër. Mos vallë ekzistojnë dy klasa pengjesh dhe viktimash?

Nëse dy vetë bëjnë të njëjtën gjë, kjo nuk do të thotë që ata e bëjnë atë njëlloj. Por edhe kur dy njerëz me prejardhje dhe kombësi të ndryshme rrëmbehen dhe vriten në të njëjtin vend, qoftë në mënyrë bestiale apo edhe normalisht, kjo nuk është njëlloj. Të bashkohesh në vdekje, kjo nuk do të thotë që shkaktohet i njëjti efekt, e njëjta dhimbje dhe tronditje, të paktën kjo vlen për një opinion që në radhë të parë funksionon si opinion mediatik. Ky leksion të hidhur po mësojnë ndërkohë të afërmit e viktimave, që vijnë nga perfieritë ose të ashtuquajturat shtete më pak relevante. Ajo që po ndodh në Irak krahas konfrontimit brutal dhe të shumëanshëm ushtarak, është edhe një betejë mediatike, ku shfaqen veprime marciale dhe arkaike si prereje kokash të pengjeve, gjë që ngjall frikë, por edhe admirim, entuziazëm, e vuajarizëm.

Janë këto dy anët e medaljes, në të cilat përshtjellohen rrëmbimet kalorsiake dhe bindjet politike, ku nuk mund të ndahet e mira prej së keqes, ku strategët kompetentë përdorin metoda dhe instrumenta të thjeshta dhe barbare për të imponuar kundërshtarin supër të fuqishëm ushtarak, në rastin konkret SHBA dhe aleatët e tyre të koalicionit. Metodat dhe instrumentat që përdoren janë kryesisht mediet ndërkombëtare si dhe veprimet kriminale, rrëmbimet, prerejt e kokave, por është në rritje edhe numri i rasteve të gatishëmrisë për të paguar para për lirmin e pengjeve si dhe i atentateve kamikace.

Në gjuhën moderne të luftës bëhet fjalë për luftë asimetrike. Mesazhi politik i autorëve është po aq i qartë sa edhe të adresuarit: ata nuk posedojnë as tanke e raketa cruis missiles, as bomba B52 apo avionë luftarakë F16. Por ata janë të bindur thellë, se kanë jo vetëm të drejtën por edhe detyrimin për të dëbuar të huajt jashtë vendit, duke luftuar jo me armët e armikut, por me armët e tyre.

Ndërsa armiku me os epa dëshirë luan një lojë të tmerrshme. Rrjetet e mëdha mediatike qoftë CNN, BBC apo Al-Dzhazira, janë të detyruara që të plotësojnë nevojat informative në vendet e tyre dhe njëkohësisht të kënë fitime. Politika ka nevojë për mbështetje dhe këtë ajo e merr nëpërmjet raportimeve në medie. Ndërsa kidnapuesve u sigurohet vëmendja mbarëbotërore ashtu sic ata dëshirojnë, gjë që u duhet atyre për të fituar sipas bindjes që kanë luftën në favor të tyre.

Në këtë luftë të përgjakshme dhe jo të barabartë viktimat nga ato pak vende që janë më pak të rëndësishëm luajnë vetëm një rol statistikor, dhe si një nënprodukt ato krijojnë një farë shqetësimi. Por vendimtare janë viktimat nga vendet e fuqishme si Nik Berg, Keneth Bigley, Kim Sun-il dhe ndoshta së shpejti edhe Margaret Hasan. Këto u garantojnë pengmarrësve dhe milicëve që të vulosin në kokat e shoqërive perëndimore mundësitë për rrugë të tjera të përgjakshme nga lufta asimetrike për të arritur ndoshta ndonjë ndryshim strategjie për rajonin e luftës në Lindjen e mesme. Për pengjet dhe të afërmit e të vrarëve kjo nuk është ngushëlluese. Por kjo thekson faktin, se hierarkia e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të ndjekë madje deri në vdekjen e pengjeve strategjinë e rasteve të konflikteve si ky i Irakut.

  • Data 21.10.2004
  • Autor Heinrrih Bergstreser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRu
  • Data 21.10.2004
  • Autor Heinrrih Bergstreser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRu
Reklamë