1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mirëpritet në Kosovë emërimi i Fank Visner

Bekim Shehu20 Dhjetor 2005

Zyrtarisht Kosova përshëndet emërimin e diplomatit amerikan, Frank Visner

https://p.dw.com/p/Aqro
Fotografi: AP

Në Kosovë, është përshëndetur paralajmërimi për emërimin e diplomatit Frank Visner, si të dërguarin special amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës. Zëdhënësi i presidencës së Kosovës, Muhamet Hamiti, thotë se, Kosova e çmon rolin udhëheqës amerikan për përfundimin e luftës në Kosovë në vitin 1999. SHBA-së, sipas tij në bashkëpunim të ngushtë me evropianët duhet të luajnë një rol po aq kyç për të mbyllur çështjen e Kosovës, çështjen e fundit të madhe të krizës në Evropën juglindore. Ai tha se, pavarësia e Kosovës, me një qeveri demokratike e përfaqësuese dhe garanci për të drejtat e plota qytetare për të gjitha pakicat, është zgjidhja që siguron paqe dhe siguri për të gjithë popujt e ballkanit.