Ministri i jashtëm malazez në Kosovë | FOKUS | DW | 13.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ministri i jashtëm malazez në Kosovë

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Miodrag Vllahoviq, tha se Mali i Zi, nuk dëshiron të jetë i përfshirë drejpërdrejt në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pamje nga Podgorica

Pamje nga Podgorica

Problemi i Kosovës sipas Vllahoviq, nuk është problem i Malit të Zi, por, ky vend mbështetë qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar që në Kosovë duhet të ndërtohet një shoqëri shumëetnike mbi bazën e plotësimit të standardeve. Këtë deklaratë, Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, e bëri pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi. Ministri Vllahoviq, po qëndron në Kosovë për një vizitë një ditëshe ku po merr pjesë në një konferencë me temën Statusi i ardhshëm i Kosovës, e organizuar nga Komiteti serb i Helsinkit me mbështetjen e Qendrës për Studime Humanistike Gani Bobi këtu në Prishtinë.
"Mali i Zi, si një shoqëri shumëetnike ka interes që për cështjet e hapura të rajonit, të gjenden zgjidhje të cilat do të arrihen mbi bazën e demokracisë transparencës dhe paqes ku do të mbrohen të drejtat e pakicave", tha ministri Vllahoviq.
Për cështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës Mali i Zi nuk dëshiron të jetë i përfshirë në këtë proces dhe ne nuk kemi recept për statusin final të Kosovës. Mirëpo, si shoqëri malazeze, jemi të interesuar që të jemi të përfshirë në të gjitha zhvillimet rajonale të cilat duhet të ndërtohen mbi bazën e një demokracie të qëndrueshme. Kjo vlen edhe për zhvillimet në Kosovë dhe mund ta theksojë atë që e kërkon e gjithë bashkësia ndërkombëtare: që pakicat në Kosovë duhet t'i gëzojnë të drejtat e barabarta, sikur të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës", tha ministri, Miodrag Vllahoviq. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, pohon se me ministrin malazez ishin dakord se mos zgjidhja e statusit të Kosovës është bërë pengesë për zhvillimin e përgjithshëm rajonal.
"Mos zgjidhja e statusit final të Kosovës është bërë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimet tjera në rajon. Besoj se e njëjta vlenë edhe për Malin e Zi. Zgjidhja do të krijonte përparësi, bashkëpunim dhe rahati në rajon", theksoi Kosumi.
Qeveria e Kosovës, administrata ndërkombëtare dhe qeveria e Malit të Zi, muaj më parë nënshkruan një protokol bashkëpunimi që do të mundësojë kthimin e të gjith të zhvendosurve kosovar nga Mali i Zi për në Kosovë.

  • Data 13.06.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkU
  • Data 13.06.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkU