Minierat e qymyrgurit në landin e Zarës rrezikohen nga mbyllja
26 Shkurt 2008Kryeministri i landit të vogël në jugperëndim të Gjermanisë, Peter Myler zhvilloi të hënën një takim krize me përfaqësues të industrisë së qymyrgurit dhe sindikatave. Pas rreth 60 minutash u bë e qartë se nuk ka shumë shpresa për vazhdimin e industrisë së minierave. Kryeministri i landit të Zarës Peter Myler: "Ideja ime është një lloj pakti stabiliteti për minierat në të cilin të marrin pjesë edhe sipërmarrje të këtij landi përfshirë përfaqësues nga jeta ekonomike si nga rradhët e sipërmarrësve ashtu edhe të të punësuarve."
Hubertus Shmolt kryetari i sindikatës për industrinë e minierave, kimisë dhe energjisë u shpreh skeptik nëse Myler arrin të shpëtojë të ardhurat e minatorëve të rrezikuar nga papunësia: "Edhe më parë me mbylljen e minierave Myler nuk arriti të ofronte vendet e punës zëvendësuese të premtuara dhe unë nuk shoh ndonjë arsye përse tani të jetë ndryshe."
Për rreth 3.600 minatorët perspektiva në periudhë afatshkurtër është shkurtimi i kohës së punës. Por ka edhe një tjetër problem. Nëse në landin e Zarës nuk do të nxiret më qymyrguri centraleve elektrike atje në periudhë afatmesme do t'iu duhet të importojnë lëndën e parë gjë që kërkon investime të larta. Nëse kjo zgjidhje nuk rezulton rentabël edhe centralet elektrike i kërcënon mbyllja dhe kështu janë të rrezikuara edhe egzistenca të tjera.