Merkel: Bashkimi për Mesdheun, një hap i rëndësishëm
12 Korrik 2008Kancelarja gjermane, Angela Merkel e konsideron themelimin e Unionit të Mesdheut, ditën e dielë në Paris si një hap të rëndësishëm. Në një mesazhin e fundjavës përmes videos, ajo tha se me ky hap tregon se procesi i Barcelonës i filluar para 13 vjetësh u ruajt.
Para pjesëmarrjes në samitin e posaçëm në Paris, Merkel u shpreh: "Në të ardhmen ne duam t'i prekim problemet me vendet përgjatë Mesdheut duke u ulur në një tavolinë si të barabartë. Me këtë do të japim një kontribut për zgjidhjen e problemeve në Evropë.
Por për çfarë lufton ky union?
Sipas kancelares gjermane ky union do të trajtojë gjendjen në disa rajone të Afrikës, edhe në pjesën veriore ku ka denduri refugjtësh dhe që shkaktojnë probleme në vendet jugore të BE-së.
Ne jemi të bindur, thotë Merkel se mund të japim kontributin tonë për rritjen ekonomike të vendeve jugore të Mesdheut, pëmirësimin e shanseve të shkollimit dhe të infrastrukturës. Nga ana tjetër, vendet jugore të Mesdhehut luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e paqes. Zgjidhja e konfliktit të Lindjes së Mesme do të silltë stabilitetin në rajon.