Ligji i transmetimeve digjitale duhet miratuar me konsensus
15 Maj 2007Reklamë
Sugjerimet e Bashkimi Europian dhe Këshillit të Europës janë mirëpritur nga maxhoranca dhe opozita ndërkohë që miratimi i ligjit me konsensus mbetet një nga
kërkesat kryesore të Brukselit dhe Strazburgut.
Ligji u kthye për rishqyrtim në komisionin parlamentar të mediave pas rrëzimit të tij në Parlament. Ndërhyrja e BE dhe KE arriti të shmangë përsëritjen e miratimit të tij me forcën e kartonave të maxhorancës dhe bojkotin e opozitës.