Ligjet antiterroriste kërcënojnë në shumë vende lirinë e mendimit | Bota | DW | 15.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ligjet antiterroriste kërcënojnë në shumë vende lirinë e mendimit

Akoma në shumë vende të botës, shkrimtarëve, gazetarëve, regjisorëve artistë e studies ju vihen prangat për shkak të librave të shkruar apo veprave të përfunduara. Atyre ju refuzohet e drejta për lirinë e mendimit. Dënimet synojnë që të frikësojnë edhe të tjerët për të mos guxuar më të shprehen të lirë. Liria e mendimit ka nevojë në këtë kohë për një lobi që ta marrë atë në mbrojtje


Nga pushteti që mbart fjala e lirë kanë pasur gjithmonë frikë ata që kanë pasur interes të ruajnë pushtetin e tyre, pavarësisht nga ngjyrat që mbronin. Ata i frikësohen kaq shumë fjalës së lirë, saqë autorët e librave jo besnikë ndaj sistemit, të artikujve dhe filmave rrezikues, janë futur në burg, madje edhe janë ekzekutuar. Si psh. në Ukrainë, në Zimbabve apo në Kolumbi. Edhe në vendet si Kina apo Korea e Veriut, kritikët e regjimit eliminohen përmes represioneve, para së gjithash atëherë kur pikëpamja e tyre jo konforme me shtetin është e derdhur në letër.
Por ka raste akoma më të rrezikshme në mënyrën e trajtimit të atyre që mendojnë ndryshe. Në shkallë botërore janë rritur mjaft rastet e regjistruara nga Shoqata e shkrimtarëve të burgosur, "Writers in Prison Komitee", shkurt PEN, kur bartësit e fjalës së lirë përndiqen apo burgosen. Nuk janë më vetëm shtetet apo sundimtarët despotikë, të cilët marrin masa kundër shkrimtarëve të padëshirueshëm, gazetarëve apo artisëtve, por tanimë dhuna vjen edhe nga kartelet e drogës apo grupime të tjera të dhunshme. Fenomen i ri mund të quhet gjithashtu edhe vrasja në qendër të Evropës, nga një fundamentalist e autorit kritik të filmit mbi islamin, Teo Van Gog, sepse ky kritikonte ashpër trajtimin e femrës në botën islame.

I ri është edhe fakti që aktivistja për të drejtat e njeriut dhe laureatja e Çmimit nobel për paqen, Ebadi, nuk mund të publikojë biografinë e saj në vendin amë të lirisë së mendimit, në SHBA, pasi në këtë biografi përshkruhen, me sa duket, kontaktet e thella mes SHBA dhe regjimit të mullahëve në Iran. Para së gjithash ligjet kundra terrorit në Shtetet e Bashkuara shërbejnë si një model për të gjitha regjimet represive, për të ngushtuar gjithnjë e më shumë lirinë e mendimit. Bilanci aktual i Shoqatës së shkrimtarëvë PEN, është i hidhur, kur në raportin e kësaj shoqate, që vepron në mbarë botën, thuhet se liria e mendimit kërcënohet në shumë vende të botës dhe kjo si rezultat i një vale ligjesh antiterroriste. Duket se në të gjithë botën, shtete e organizata, komunitete fetare e koncerne përpiqen gjithnjë e më shumë për të patur pushtet dhe influencë në drejtim të identitetit dhe orientimit. Prej polarizimit të shkaktuar nga ngjarjet e 11-shtatorit vëzhguesit vënë re, se janë shtuar rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut. Liria e mendimit nuk është vetëm një e drejtë themelore, por edhe një element i pamohueshëm i demokracisë. Për këtë arsye nuk është rastësi që emrat e njohur të organizatës terroriste të Al Kaidës vinë nga Egjipti, Arabia SAudite, vende këto kur ka një traditë të vjetër të censurimit dhe ku të drejtave të njeriut, ju kushtohet shumë pak vëmendje. Për këtë arsye është fatale, kur pikërisht në SHBA dhe demokracitë perëndimore, për të shpëtuar demokracinë kufizohen të drejtat e njeriut, kjo për shkak të kërcënimit nga aktet terroriste. Liria e mendimit nuk nevojitet vetëm të mbahet si flamur para sistemeve totalitare në botë. Ajo nevojitet të jetë praktikë në përditshmërinë e të gjitha vendeve. Para së gjithash nevojiten ata njerëz, të cilët e ushtrojnë atë, pra gazetarët, shkrimtarët e artistët. Sepse pa të e ardhmja e rruzullit nuk është shumë premtuese.

  • Data 15.11.2004
  • Autor Ulrike Mast Kirshning-
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRe
  • Data 15.11.2004
  • Autor Ulrike Mast Kirshning-
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRe
Reklamë