1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ku ndodhet vija kufitare e Bashkimit Europian?

Klaus Dahmann15 Dhjetor 2006

Në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel në axhendën e ditës qëndron edhe tema e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Që vendet e Evropës juglindore herët ose vonë do të hyjnë në Bashkimin Europian, kjo është e qartë, por ku do të vendosën kufijtë e Bashkimit Europian?

https://p.dw.com/p/Ar9M
Pamje nga samiti në Bruksel, Merkle dhe Vanhanen
Pamje nga samiti në Bruksel, Merkle dhe VanhanenFotografi: AP

Fqinjë të mirë gjithkush ka dëshirë t'i ketë pranë, edhe Bashkimi Europian. Mes fqinjëve të mirë ka shkëmbime vizitash, herë has herë shkëmbime favoresh. BE-ja i fron fqinjëve të saj lehtësi në treg dhe fonde nga programet e ndihmës, me qëllim që të mbështesë zhvillimin ekonomik. Për këtë Brukseli pret bashkëpunim më të mirë në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së, para së gjithash premtimin që emigrantët ilegalë, të cilët vinë nga vendet e treta në BE, këto vende t'i ripranojnë sërish.

Fqinjët duhet kështu të kthehen në një lloj zone mbrojtëse për Bashkimin Europian, një lloj rripi sigurie, i cili tejzgjatet nga Afrika Veriore deri në Kaukaz apo Ukrainë dhe Rusi.

Vendet e Evropës Juglindore ndodhen qëllimisht në një pozicion eksluziv sa i përket politikës së fqinjësisë. Sepse ato ndodhen në rrugën e anëtarësimit në BE dhe gëzojnë kështu si lehtësitë e tregtisë me BE-në ashtu edhe mbështetje financiare. Turqia është një rast i veçantë: Kandidati merr prej vitesh ndihma financiare nga BE-ja, por negociatat për pranimin përparojnë me shumë vështirësi.

Nga ana tjetër, kush është përcaktuar si fqinj, nuk duhet të ketë shpresa për një anëtarësim. Këtë e bëri të qartë edhe komisari i BE-së, Gynter Verhojgen qysh në prezantimin e politikës së fqinjësisë në verën e vitit 2004: "Politika europiane e fqinjësisë duhet dalluar nga ajo e anëtarësimit. Ajo orientohet drejt atyre shteteve, të cilat aktualisht nuk kanë asnjë lloj perspektive për anëtarësim."

Me këtë merr përgjigje edhe pyetja torturuese se ku do të vendosen kufijtë e Bashkimit Europian për vitet e ardhshme. Në jug ka një kufi gjeografik, deti Mesdhe. Para dy vitesh u vu edhe kufiri në Lindje: "Është e qartë që për një kohë të gjatë kufiri perëndimor i ish- Bashkimit sovjetik do të jetë edhe kufiri lindor i Bashkimit Europian, me përjashtim vendet balltike."

Kjo do të thotë: Ukraina dhe Republika e Moldavisë, të cilat dëshirojnë pranimin në BE, aktualisht nuk duhet të varin shumë shpresa tek një perspektivë e tillë. E njëja gjë vlen edhe për vendet e Kaukazit, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.