Kristof Franc do të jetë shefi i ardhshëm i kompanisë ajrore ″Swiss Air″ | Evropa | DW | 20.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kristof Franc do të jetë shefi i ardhshëm i kompanisë ajrore "Swiss Air"

Shefi i ardhshëm i kompanisë ajrore zviceriane "Swiss Air" është një gjerman: Kristof Franc, ish-menaxher i Shoqërisë Aksionare të hekurudhës gjermane "Deutsche Bahn" paralajmëroi nxjerrjen e shpejtë të sipërmarrjes nga kriza

Avion i Kompanisë zviceriane Swiss Air

Avion i Kompanisë zviceriane "Swiss Air"



Kush është Kristof Franz?. Kjo pyetje u parashtrua të hënën në mbrëmje nga mediat zviceriane pasi që Këshilli administrues i Kompanisë ajrore "Swiss Air" kumtoi vendimin e saj të papritur. Informacioni i parë që u zbulua shumë shpejt nga gazetarët dhe nuk mungonte në asnjë prej gazetave ishte se 43 vjeçari së fundi ka qenë menaxher i lartë i Shoqërisë Aksionare të hekurudhës gjermane:

"Ne gëzohemi sa mirë është realizuar ndërrimi i planit të orarit të udhëtimeve në këtë shekull. Ne gëzohemi poashtu se sa mirë ka funksionuar futja në zbatim e sistemit të ri të çmimeve".

Me këto fjalë ishte shprehur krenar për punën e tij Kristof Franc. Dhe para një viti si pasojë e po të njëjtit sistem të çmimeve u përjashtua nga shefi i hekurudhave gjermane Hartmut Mehdorn. Megjithatë mediat zviceriane në përgjithësi janë të përmbajtura dhe jo të ngutshme me komentet për shefin e ri të kompanisë ajrore "Swiss Air". Ndërkohë reagime pozitive janë regjistruar nga sindikatat. Shefi i Sindikatës për shërbimet publike VPOD, Daniel Fisher tha se Franc bën një përshtypje të mirë.

Këshilli iadminstrues i "Swiss Air" ka zgjedhur gjermanin Kristof Franc nga gjashtë kandidatët për këtë post. Një plus i madh për të ishte përvoja që ai ka fituar mes viteve 1992 dhe 1994 në ristrukturimin e Kompanisë më të njohur ajrore gjermane Lufthansa. Tani Franc duhet të vë në shërbim përvojën e tij për nxjerrjen nga kriza të kompanisë zviceriane e cila aktualisht punon me humbje.

Si gjerman Franc është i huaji i dytë që ndodhet në krye të kompanisë "Swiss Air". Në Këshillin administrues para tij ndodhet edhe hollandezi Pieter Bouv. Në këtë mënyrë televizioni zvicerian pyet me shqetësim: a po mbetet element i mjaftueshëm zvicerian në kompani. Ministri i financave Rudolf Merz thotë se në këtë mes një rol vendimtar luan globalizimi. Në një botë të globalizuar duhet kërkuar dhe gjetur ata që dijnë të kryejnë punën më së miri, nënvizon ministri zvicerian.

  • Data 20.04.2004
  • Autor Joahim Shubert Ankenbauer.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHZ
  • Data 20.04.2004
  • Autor Joahim Shubert Ankenbauer.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHZ