„Korridori i tetë - Deçan-Plavë″; Problemet e eksportuesëve kosovarë & Deutsche Bank financon projekte në fushën e infrastrukturës në Shqipëri | Pas kuintave | DW | 15.05.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Pas kuintave

„Korridori i tetë - Deçan-Plavë"; Problemet e eksportuesëve kosovarë & Deutsche Bank financon projekte në fushën e infrastrukturës në Shqipëri

1. Projekti i rrugës Deçan-Plavë i njohur si „Korridori i tetë", është një projekt i rëndësishëm rrugor i cili lidh shtetet e Ballkanit ndërmjet vete dhe me Evropën. Komuna e Deçanit insiston që pika e re me Malin e Zi të jetë Deçan-Plavë-Vermosh. Komuna e Pejës insiston në hapjen e rrugës Pejë-Qakorr-Plavë. Ndërsa, nga qeveria aktuale asnjë fjalë për këtë projekt i cili ishte prioritet i qeverisë së kaluar të Kosovës. Kronika nga Ajete Beqiraj:

2. Eksportuesit kosovarë dhe ndërmarrjet për transportin ndërkombëtar të mallrave, vazhdojnë të vujanë pasojat e bllokadës që u bëhët nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Këto dy vende nuk e njohin shetin e Kosovës dhe që nga dhjetori i vitit të shkuar kanë mbyllur kufijtë për eksportet kosovare që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Analistët për çështje ekonomike, thonë se edhe Kosova në këtë rast duhet të ndëmarrë masën e reciprocitetit. Mirëpo, Aleanca Kosovare e Bizneseve, kërkon zgjidhje përmes marrëveshjeve sepse sipas tyre, bllokadat ekonomike nuk i shërbejnë askujt. Nga Prishtina informon Bekim Shehu.

3. Deutsche Bank bëhet financuese projekteve madhore të Shqipërisë në fushën e infrastrukturës. Bashke me bankën greke Alpha Bank, ajo i ka dhënë një kredi prej 250 milion eurosh Shqipërisë. Përqindja e lartë e interesit bankar ka ngjallur shqetësim tek ekspertët vendas të ekonomisë. Ani Ruci.

Audio dhe video për temën

  • Data 15.05.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/HrM8
  • Data 15.05.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/HrM8