Konfirmohet shtyrja e bisedimeve në Vjenë | Ballkani | DW | 09.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Konfirmohet shtyrja e bisedimeve në Vjenë

Zëvëndësi i kryenegociatorit ndërkombëtar në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës Albert Rohan u shpreh në Prishtinë se kërkesa për shtyrjen e rifillimit të bisedimeve ka ardhur nga Beogradi

Albert Rohan

Albert Rohan

Zëvëndësi i kryenegociatorit ndërkombëtar në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Albert Rohan, konfirmoi në Prishtinë se rifillimi i konsultimeve Prishtinë Beograd për çështjen e statusit, i paraparë të zhvillohet me datën 13 të këtij muaji shtyhet për një javë dhe bisedimet do të fillojnë më datën 21 shkurt.

Albert Rohan, tha se kërkesa për shtyrjen e rifillimit të bisedave ka ardhur nga Beogradi dhe zyra e UNOSEK-ut ka vlerësuar se duhet t’i jepet edhe një jave kohë Beogradit zyrtar që të konstituojë parlamentin në mënyrë që ekipi negociator serb që do të shkojë në Vjenë të jetë legjitim.

"Muaji shkurt do të jetë një periudhë e konsultimeve në Vjenë dhe bisedimet do të rifillojnë më 21 shkurt dhe parashihet që ato të përfundojnë para fillimit të marsit për faktin që gjatë muajit mars ndërmjetësi Ahtisari planifikon të prezantojë propozimin e tij për statusin ne Kosovës para KS-it", tha Albert Rohan.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nga ana e tij thotë se grupi negociator i Kosovës është pajtuar me këtë shtyrje një javëshe, mirëpo, shprehu qëndrimin e tij se, çdo shtyrje nuk prodhon efekte pozitive.

Për autoritetet e Prishtinës është shumë më rëndësi që ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari, ka prezantuar planin e tij për të ardhmën e Kosovës dhe besojnë në qëndrimin e tij, se plani përfundimtar për Kosovës do të dërgohet në KS-it, në
fillim të Marsit.

Ndryshimi i datave të rifillimit të konsultimeve Prishtinë-Beograd-bashkësi ndërkombëtare, për pak ditë, për autoritetet e Prishtinës nuk duket të jetë e rëndësishme. E rëndësishme është që të mos ndryshohet substanca e planit të ndërmjetësit Ahtisari që për Prishtinën zyrtare është krijimi i shtetit të Kosovës.

  • Data 09.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYm
  • Data 09.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYm
Reklamë