Kampionati Botëror i Futbollit | Studimi në Gjermani | DW | 10.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kampionati Botëror i Futbollit

Hapja mbrëmë e Botërorit 2006 në Gjermani është një ndër temat që komentohet në shtypin e sotëm. Komentatorët duke marrë shkas nga botërori nxjerrin në pah edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me politikën, ekonominë dhe diplomacinë në Gjermani.

Festa e hapjes së Kampionatit botëror

Festa e hapjes së Kampionatit botëror

Në të përditshmen "Frankfurter Allgemiene Zeitung" theksohet problemi i koalicionit qeverisës në Berlin në këto ditë të kampioantit: "Reforma e federalizmit, reforma në sistemin e shëndetësisë, ligji i antidiskriminimit dhe ligji i tatimit për ndërmarrjet, për të gjitha këto çështje duhet të merret një vendim përpara fillimit të pushimeve të verës, ose të paktën duhet të bihet dakord mbi thelbin e tyre për aq kohë sa qytetarët e kanë përqëndruar vëmendjen tek ekranet e televizionit apo nëpër stadiume. Por rezultatet janë po aq të pakulkulueshme sa edhe baballërt kur kthehen në shtëpi pas ndeshjes, ku ka humbur ekipi i preferuar prej tyre: e mjafton edhe ndonjë gotë birrë pas kësaj që në vend të arësyes të shpërthejë sherri", vëren "Frankfurter Allgemeine Zeitung" duke pasur parasysh vështirësinë e koalicionit të gjerë të kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve për të gjetur kompromise mbi reformat kaq komplekse që duhen vënë në lëvizje.

Pikërisht koalicionit të gjerë i referohet edhe komentatori i "Der Tagesspiegel" të Berlinit duke hequr një paralele me ekipin e kombëtares gjermane: "Javët e ardhëshme do të jenë vendimtare për të kuptuar, nëse eksperimenti i Jyrgen Klinsmanit me një ekip dhe sistem të ri loje do të mund të fitojë, (ose të paktën do të bëjë figurë të mirë). Nuk është ndonjë patetizëm i madh po të pretendosh, që e njëjta gjë vlen edhe për ekipin Merkel/ Myntefering. Ky ekip po përfiton prej atmosferës së krijuar nën hijen e topit të futbollit, një afat i shkurtër ky, për t´iu përkushtuar më mirë lojës së zhurmshme të javëve të fundit. Një mrekulli nëse do të dilte për mbarë? Epo ndonjëherë edhe duhet të ndodhin mrekullira, në futboll ato ndodhin gjithësesi", komenton "Der Tagesspiegel".

Gazeta "Mitteldeutsche Zeitung" që botohet në Hale në sfondin e Kampionatit Botëror të Futbollit komenton diskutimin e hapur mbi zgjatjen e orarit të dyqaneve: "A lejohen dyqanet në landin e Saksoni-Anhaltit që të qëndrojnë më gjatë hapur gjatë ditëve të kampionatit? Për sindikatën Verdi këtu kemi të bëjmë me një çështje parimore: pra dyqanet s´duhet ta shtyjnë orarin e hapjes. Me plot seriozitet sindikata Verdi në Magdeburg argumenton, se një Kampionat Botëror s´është ndonjë rast katastrofe. Ndërsa kolegët e së njëjtës sindikatë në Leipcig bënë thirrje për shpalljen "e gjendjes së jashtëzakonshme", teksa u lejua që dyqanet të qëndrojnë më gjatë hapur. Por si reagojnë shitëset ndaj këtij vendimi? Pasi Verdi kërkoi gjatë dhe gjeti në një fshat një shitëse që ish e gasthme të ngrejë padi kundër turneve shtesë, kjo e fundit ndërroi mendjen. Ndërsa në qytetin Hale funksionarët e sidnikatës edhe sot e kësaj dite janë duke kërkuar më kot një paditës", shkruan "Mitteldeutsche Zeitung".

Një temë mjaft e komentuar në shtyp ditët e fundit ka qenë edhe çështja nëse do të lejohet ose jo vizita e presidentit të Iranit Ahmedinexhad në Gjermani me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Kjo pasi ka pasur mjaft reagime të ashpra ndaj deklaratave antisemite dhe kundër Izraelit të Ahmedinexhadit. Tashmë është vendosur që në vend të tij të vijë zëvendëspresidenti iranian. Gazeta "Berliner Zeitung" shkruan: "Aliabadi është pjesë e një qeverie, presidenti i së cilës Mahmud Ahmedinexhad përgënjeshtron Holokaustin dhe vë në pikëpyetje të drejtën e ekzistëncës për Izraelin. Aliabadi nuk është distancuar prej deklaratave të eprorit të tij. Kjo mund të shërbejë si një rezervë kundrejt tij. Ndalimi i vizitës për në Kampionatin Botëror nuk varet prej kësaj. Sepse ndalimi pa qenë e nevojshme do të çonte ujë në mullirin e presidentit iranian për të mbrojtur tezën e tij të Irano-dhe myslimanofobisë së Perëndimit. Ky do të ishte një sanksion që do ta rrezikonte procesin diplomatik për programin atomik të Iranit. Por me vendimin që hë për hë të vijë zëvendëspresidenti edhe vet Irani tregon, se i ka kuptuar raportet e vështira diplomatike", konstaton "Berliner Zeitung".

  • Data 10.06.2006
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpW
  • Data 10.06.2006
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpW