Kampionati Botëror i Futbollit në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 26.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kampionati Botëror i Futbollit në Gjermani

Nga temat e komenteve të shtypit të sotëm veçojmë ato mbi botërorin 2006 në Gjermani.

Futboll, Kampionati Botëror 2006, Ndeshja Gjermani - Suedi, 24 qershor 2006

Futboll, Kampionati Botëror 2006, Ndeshja Gjermani - Suedi, 24 qershor 2006

Duke vlerësuar guximin për reforma të trainerit të kombëtares gjermane, Jyrgen Klinsman, e përditshmja "Rhein-Neckar-Zeitung" që botohet në Heidelberg tërheq vëmendjen, se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe drejtuesit në fusha të tjera:

"Çerekfinalja ende s´ka mbaruar, por fituesi dihet: Gjermania. Ky Kampionat Botëror është një sukses i jashtëzakonshëm si në fushë ashtu edhe jashtë lojës. Kritikët e Jyrgen Klinsmanit kanë mbetur në heshtje, të grindurit e Bundesligës e kanë kuptuar, se sa shumë mund të arrish, me guxim për reforma, me besim se do t´ia dalësh mbanë dhe nëse qëndron konsegunet, i përmbahesh kursit e punon me siguri duke i bindur bashkëpunëtorët për filozofinë e ofensivës dhe duke i stërvitur si duhet ata. Prej Klinsmanit mund të mësojnë edhe ata që s´merren me sport", komenton "Rhein-Neckar- Zeitung".

Ndërsa "Fränkischer Tag" e Bambergut i referohet ndeshjes që do të luhet të premten Gjermani Argjentinë:

"Euforia të bën me krahë dhe të shpresojmë, se djemtë e Jyrgen Klinsmanit dhe kombi do ta mbajë këtë deri në fitoren e titullit. Eshtë për tu marrë shembull se si traineri i kombëtares ia del që t´ua përçojë lojtarëve vullnetin e tij për fitoren, aq sa këta po prezantohen në fushë jo vetëm si një njësi luftarake, por janë duke vendosur edhe thekse të bukura në lojë. Por se sa i mirë është ekipi gjerman, kjo do të duket në ndeshjen me asnsamblin e klasit botëror nga Argjentina. Vetëm se një efekt e kanë dhënë katër fitoret në Kampionatet Botërore, amerikanojugoret s´do t´i konsiderojnë më gjermanët si mish për top. E duhet të marrim parasysh që tashmë argjentinasit njohin më shumë lojtarë gjermanë se Mihael Ballak", thekson "Fränkischer Tag".

Me superlativa për trainerin Klinsman shprehet edhe komentatori i "Stuttgarter Zeitung": "

Ofensiva sharmante Gjermani 2006 po arrin kulmin e saj e tërhequr prej lokomotivës së saj me emrin kombëtarja gjermane dhe drejtuesi i saj Jyrgen Klinsman, i cili ndërkohë në çdo ndryshim e deri tek formësimi i stërvitjes gjithçka po e bën si duhet. Ai ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit dhe po u ofron në këto katër javë bashkëatdhetarëve atë për të cilën ata vërtetë mund të krenohen. Sepse loja e njëmbëdhjetçes i pëlqen kujdto, jo vetëm atyre me pasaportë gjermane. Ne duhet t´i përshëndesim ata e mundësisht në gjermanisht, shkrunate dje gazeta britanike "Indipendet", komenton e përditshmja "Stuttgarter Zeitung".

Gazeta "Hessische/Niedersächsische Allgemeine" që del në Kasel tërheq vëmendjen mbi problemin e përdorimit në masë të alkoolit gjatë ditëve të kampionatit në Gjermani. Tifozët e dehur anglezë krijuan sërish trazira në Shtutgart:

"Sado entuziazmues që të jetë Kampionati Botëror me çastet e kënaqësisë që ofron futbolli dhe me gëzimin fantastik, organizimin perfekt dhe rjedhën paqësore të tij, kjo festë ka edhe anën e rezikshme. Disa pinë pak, por disa të tjerë pa masë. Njëri pas tjetrit bien tifozët prej vapës dhe pijes të mbledhur përpara monitorëve gjigandë në natyrë. Eshtë afër mendsh që alkooli dhe humbja e kontrollit u bë shkas edhe për trazirat në Shtutgart. Le të jemi të sinqertë, edhe disa që pas fitoreve vërshojnë me vetura nëpër rrugë duke u rënë burive nëpër qytet s´janë esëll. Ndaj vlen motoja me dorë në zemër për ekipin e Klinsmanit, por dehja duhet të na vijë prej golave dhe jo prej alkoolit", nënvizon "Hessische/Niedersächsische Allgemeine".

Së fundi edhe një citat nga "Nürnberger Nachrichten" që sërish i referohet rolit shembullor të trainerit Klinsman:

"Klinsmani tani ia doli të verë në jetë planin e tij duke arritur optimalen me disa parakushte modeste, ai është megjithatë i përmbajtur gjë që e nderon atë. Ai ka arritur një gjë të rëndësishme: Gjermania sërish ka kënaqësi për futbollin, sepse njëmbëdhjeçja kombëtare i ka dhënë asaj një impuls. Kushtet për të çuar përpara një proces reformash edhe përtej futbollit janë të favorshme, por për këtë duhet ende durim", komenton Nürnberger Nachrichten".

  • Data 26.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpF
  • Data 26.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpF