Hapet rruga për komisionin hetimor në Bundestag | Gjermania | DW | 06.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hapet rruga për komisionin hetimor në Bundestag

Gati e sigrurtë ngritja e komisionit hetimor për aktivitetet e organeve të sigurimit në luftën e Irakut dhe atë kundër terrorizmit

Artikulli në The New York Times

Artikulli në "The New York Times"

Grupi parlamentar i liberalëve e hapi të hënën rrugën për ngritjen e tij, pasi më parë një gjë të tillë e kishin bërë Të Gjelbrit dhe Partia e Majtë. Kryetari i fraksionit të liberalëve, Volfgang Gerhardt, mbas mbledhjes së fraksionit në Magdeburg, saktësoi se partia e tij në qendër të hetimit do të verë përgjegjësinë e qeverisë së mëparshme socialdemokrate-të gjelbër në rrëmbimin e gjermanit me prejardhje libaneze, Khaled el Masri.

Objekti i hetimeve i pasaktësuar

Ende është e paqartë se cili do të jetë konkretisht objekti i hetimeve të komisionit. Të Gjelbrit, ndryshe nga Liberalët, duan ta përqendrojnë vëmendjen tek akuzat kundër BND-së në Bagdad, sipas të cilave sigurimsat gjermanë u kanë dhënë organeve zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informacione të rëndësishme nga pikëpamja ushtarake. Si zëvendëskryetari i fraksionit parlamentar të të Gjelbërve, Hans Kristian Shtrëbele, ashtu edhe kryetari i grupit të Liberalëve ishin shprehur megjithatë optimistë, se tre partitë opozitare do të gjejnë një emërues të përbashkët për objektin e hetimit.

Liberalët, që ishin të fundit që e bënë të njohur vendimin e tyre, e patën varur atë nga një mbledhje e jashtëzakonshme e Instancës së lartë Parlamentare që u zhvillua të hënën në Berlin, ku u trajtua kryesisht çështja e aktiviteteve të BND-së në Bagdad. Njëri nga deputetët antarë të Instancës së lartë parlamentare, socialdemokrati Olaf Sholc, tha mbas mbledhjes, se sipas tij ajo që shkruan Nju Jork Times është tërësisht e palogjikshme. Sipas një artikulli të botuar në gazetën amerikane, nëpunës të shërbimit të fshehtë gjerman u patën dorëzuar ShBA-ve që para se të fillonte lufta me Irakun një plan mbrojtës të organeve irakene. Lajme të tilla janë përgënjeshtruar vazhdimisht nga organet zyrtare amerikane.

Pozita: Komisioni i kotë

Socialdemokratët dhe Unionistët janë të mendimit se ngritja e komisionit është e panevojshme. Kryetari i grupit palamentar në Bundestag, Peter Shtruk, tha të hënën, se komisioni nuk do të sjellë ndonjë gjë të re. Megjithatë fraksioni i tij do ta marrë seriozisht punën e këtij komisioni, premtoi ish-ministri gjerman i mbrojtjes.
  • Data 06.03.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1B
  • Data 06.03.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1B