Fronte të ashpërsuara në Samitin e G-8 | Ballkani | DW | 06.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fronte të ashpërsuara në Samitin e G-8

Moska mbetet tek 'njet-i' në çështjen e Kosovës

default

Përshkrimi ideal për samitin e G8-ës do të ishte ky: një shkëmbim konstruktiv, jozyrtar mendimesh midis disa prej krerëve më të rëndësishëm të shteteve dhe qeverive të botës mbi disa prej problemeve më urgjente të globalizimit. Në realitet samiti eklipsohet nga rivalitete fuqish të mëdha, rivalitete që shfaqen edhe në konfliktin për statusin e Kosovës që kërkon pavarësi, por është formalisht ende pjesë e Serbisë. Arritjen e një marrëveshjeve mirëkuptimi duket se e pengon veçanërisht qëndrimi i ashpër i Rusisë.

Kosova e vogël ofron potencial gjigant për konflikt në samitin e G8-ës: Në këtë grindje rusët janë aleatët kryesorë të Beogradit, të vetmit që e kundërshtojnë kategorikisht pavarësinë e Kosovës, zyrtarisht ende pjesë Serbisë. Por zëri i Rusisë ka peshë - mjafton mundësia e një 'jo-je' një Këshillin e Sigurimit ndaj rezolutës së re për Kosovën. Vetëm pak ditë më parë Rusia tregoi muskujt në këtë instancë duke e refuzuar projektin e modifikuar të ndërmjetësit të OKB-së Ahtisaari duke kërkuar në vend të tij bisedime të reja midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Megjithëse të dyja palët nuk kanë bërë asnjë hap përpara pas një viti negociata.

Duke pasur parasysh rajonet e trazirave në Kaukaz dhe Moldavi ministri i jashtëm rus, Sergej Lawrow, thotë: 'Nuk mund të qëndrojmë indiferentë, nuk bëhet fjalë vetëm për një problem serb apo rajonal, por për stabilitetin dhe për zgjidhjen e konflikteve të ngjashme në mbarë botën.'

Gjoja edhe nga frika prej humbjes së territoreve dhe imituesve në perandorinë e vet Rusia tregon mirëkuptim të plotë për argumentin e Beogradit, që kompromisi duhet të marrë parasysh sovranitetin shtetëror të Serbisë - që kufijtë e Serbisë janë tabu. Edhe plani paksa i zbutur me disa formulime të reja i Ahtisarit shpie në fund në pavarësinë e Kosovës, megjithëse fillimisht me mbikqyrje ndërkombëtare. Për këtë pakica serbe në Kosovë së bashku me manastiret e saj do të vazhdojë të mbrohet. Raporti midis pakicës serbe dhe shqiptarëve është ende mjaft i tendosur. Në përfundim për serbët kjo zgjidhje ofron shumë pak - tha presidenti Boris Tadiç, gjatë vizitës së tij në Berlin para disa ditësh:

'Pavarësia nuk është zgjidhje kompromisi. Kompromisi nuk mund të konsistojë në atë që njëra palë humb gjithçka dhe tjera fiton gjithçka. Me kompromis kuptohet që asnjëri nuk mundet, as politikisht, as ekonomikisht, as në mënyrë tjetër. Por Serbia ka ende synimet më të mira për tu angazhuar në mënyrë konstruktive dhe evropiane në procesin e negociatave.'

Një hap në drejtimin evropian ishte sigurisht formimi i qeverisë pro-perëndimore në Serbi dhe dorëzimi i kriminelit të supozuar të luftës, serbit të Bosnjës Zdravko Tolimir. Bashkimi Evropian, konkretisht kancelarja Merkel, reagoi menjëherë duke i hapur Serbisë perspektivën e rifillimit të bisedimeve për asociimin me Brukselin:

'Po guxoj të them se fillimi i negociatave është i afërt.'

Megjithatë Merkel bëri të qartë se perspektiva evropiane e Serbisë nuk ka të bëjë me temën e vështirë të Kosovës:

'Procedurat për bisedimet e anëtarësimit në BE nuk mund t'i lidhim me tema të tjera të vështira, bisedimet qëndrojnë veçan. Ka parakushte, por një pazar të tillë e konsideroj krejt të papranueshëm.'

Rusët mund të vlerësojnë ndryshe dhe ta shohin mosmarrëveshjen për Kosovën si masë për të negociuar për të arritur në samit ose më vonë interesa të tjera. Sidoqoftë angazhimi i tyre për vendin vëlla në tkurrje, Serbinë, bie në sy. Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë gjithashtu interesa të veçanta në rajon: Amerikanët do të donin të largoheshin më në fund nga kantieri i kushtueshëm afatgjatë, Kosovë. Në vend të kësaj nga mesi i vitit të ardhshëm do ta merrte përsipër sigurinë në rajon Bashkimi Evropian. Por parimisht kjo bëhet vetëm me rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë amerikanët dhe shqiptarët gjithnjë e më të paduruar kanë lëtë disa herë të kuptohet se problemi zgjidhet edhe ndryshe: Me shpallje të pavarësisë nga shqiptarët dhe me njohje nga SHBA. Në këtë rast konflikti i interesave në Kosovë i kuptueshëm lehtë mund të kthehej në kthehej në një konflikt të jashtëzakonshëm - me të gjitha konsekuencat.

  • Data 06.06.2007
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUd
  • Data 06.06.2007
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUd
Reklamë