Franca do të jetë shumë aktive në procesin negociator për çështjen e Kosovës | Politika | DW | 10.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Franca do të jetë shumë aktive në procesin negociator për çështjen e Kosovës

Ministri fracez i punëve të jashtme, Filip Dust-Blazi gjatë qëndrimit të tij njëditor sot në Kosovë theksoi, se Franca është e vetëdijshme për aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi

Filip Dust-Blazi

Filip Dust-Blazi

Franca nuk ka preferenca apriori si të zgjidhet statusi final i Kosovës, por do të jetë shumë aktive në procesin nengociator për zgjidhjen përfundimtare. Kështu theksoi ministri fracez i punëve të jashtme Filip Dust-Blazi gjatë qëndrimit të tij njëditor, sot
në Kosovë. Ai tha se në fund Këshilli i Sigurimit është ai që do ta ketë fjalën kryesore për statusin e Kosovës, kurse nga shqiptarët kërkoi respektimin e të drejtave të minoriteteve konform parimeve dhe
standardeve evropiane. Ministri i jashtëm francez Blazi takoi njëkohësisht edhe Grupin Negociator të Kosovës në krye me presidentin Ibrahim Rugova. Nga Prishtina Fadil Gashi


Sot po hapet një faqe e re për Kosovën. Kështu tha ministri francez i punëve të jashtme, Filip Dust Blazi pas një takimi që pati sot në Prishtinë me Grupin Negociator të Kosovës i kryesuar nga presidenti,
Ibrahim Rugova. Ministri francez i punëve të jashtme, i cili sot qëndroi për një vizitë një ditore në Kosovë, theksoi se gjatë takimit me grupin negociator të Serbisë që kishte pasur në Beograd dhe me grupin negociator në Prishtinë u ka thënë përfaqësuesve nga të dyja palët se në negociata duhet të hyjnë me një realizëm të madh. Sa i përket Francës, tha ai, ajo do ta mbështesë në mënyrë aktive procesin për definimin e statusit final të Kosovës dhe është e vetëdijshme për aspiratën e popullit të Kosovës për pavarësi:

Franca është e vetëdijshme për aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi, mirëpo siç ia thashë presidentit Rugova dhe si do t'ua them edhe serbëve të Kosovës, Franca nuk ka një një zgjidhje apriori për statusin përfundimtar të Kosoovës, tha Blazi. Për këtë fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Sigurimit. Por, një gjë e dimë tha ministri francez i punëve të jashtme, se statusi final i Kosovës duhet të jetë konform parimeve ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve, konform standardeve dhe normave ndërkombëtare dhe ti kontribuojë stabilitetit rajonal.

Presidenti Rugova ndërkaq përsëriti qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovoës dhe kërkoi mbështetjen e politikës franceze për këtë synim.

Franca është anëtare e Bashkimit evropian, e Grupit të Kontaktit dhe anëtare e Këshillit të sigurimit. Roli i saj do të jetë aktiv tha ministri francez i jashtëm. Ai para se të largohej nga Prishtina porosititi se Evropa do të vëzhgojë sjelljen e shumicës dhe
pushtetit në Kosovë në raport me minoritetet pasi sips tij kjo është fundamentale për përcaktimin e të ardhmes së Kosovës.

  • Data 10.12.2005
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrw
  • Data 10.12.2005
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrw