1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillimi i një ankthi politik në Pakistan?

Munazza Siddiqui29 Gusht 2006

Vrasja e udhëheqësit beluç me influencë gjatë një operacioni ushtarak në provincën e madhe Beluçistan të shtunën po bëhet si kutija e Pandorës për qeverinë e Musharafit. Jo vetem që thellon me tej krizën politike në vend, por ajo ka ngjallur edhe një valë të re trazirash dhe protestash në këtë provincë shumë të varfër

https://p.dw.com/p/ArKX
Nawab Akbar Khan Bugti
Nawab Akbar Khan BugtiFotografi: AP
79 vjecari Nawab Akbar Kan Bugti ka drejtuar në mënyrë aktive një kryengritje fisnore në Belucistan në muajt e fundit. Vdekja e tij konsiderohet nga shumë si një sfidë politike dhe një moment vendimtar në historinë shumë kontroverse të Pakistanit. Beluxhistani, provinca jugperëndimore e Pakistanit, nuk ka patur shumë trazira për dekada me rradhë, por dy vitet e fundit të trazirave ka patur shtim të sulmeve ndaj tubacioneve të naftës, shinave të hekurudhave dhe institucioneve qeveritare. Rebelët e Balohut? Të mbështetur nga partitë nacionaliste kërkonin më shumë autonomi të provincës dhe një pjesë më të madhe në pasuritë e naftës dhe të gazit në provincë. Shumë tentativa për t´u marrë vesh dështuan. Fiset rebele, të drejtuara nga Nawab Akbar Khan Bugti, kanë akuzuar qeverinë federale për shfrytëzim së pasurisë së provincës, ndërsa qeveria ka fajësuar elementet antishteterore si dhe shtetin fqinj Indinë për mbështetje me armë dhe mjete financiare të lëvizjes rebele. Një sulm me raketa i rebelëve dhjetorin e kaluar gjatë vizitës së presidentit Pervez Musharaf në Belucistan ndezi një operacion ushtarak në këtë rajon. Nawab Akbar Khan Bugti, një drejtues i mëparshëm i Balochistanit, iu desh të arratisej nga qëndra fisnore. Ai u akuzua për konsolidimin e influencës së tij duke u përpjekur që t´i sillte institucionet e shëndetësisë dhe të shkollimit në rajonet fisnore nën kontrollin e tij. Pëveç kësaj është akuzuar për vdekjen e dhjetëra ushtarëve dhe policëve, u kritikua shpesh për gjoja mbajtjen e burgjeve private dhe të një ushtrie të veten. Tani vrasja e tij ka provokuar trazira në Baelucistan dhe në pjesë të Sindit tek qindra përkrahës të tij, që kryen një sërë plaçkitjesh ditët e fundit. Kryeministri i Pakistanit Shaukat Aziz, ka këmbëngulur se ushtria i është përgjigjur sulmeve ushtarake në rajonin e Dera Bugtit dhe se vdekja e Nawab Bugtit ishte një incident. Por partitë opozitare, duke iu referuar fjalimit të presidentit Musharaf para kombit me 20 gusht, e dënuan këtë incident si një vrasje jashtë ligji. Presidenti Pervez Musharaf kishte akuzuar në fjalim udhëheqësit nacionalistë të fiseve në Belucistan se bëjnë presion ndaj qeverisë dhe shfrytëzojnë dhe instrumentalizojnë popullin e vet. "Do të thoja se këta udhëheqës nuk janë vetëm antiqeveritarë, por ato janë edhe antipakistanezë. Përsa i përket Bugtit ai ka fituar milione rupe nga PPL, kompania e fushave të gazit në Belucistan. Dhe për më tepër ai ka ngarkuar me taksa njerezit e tij dhe ka fituar edhe miliona të tjerë. Ai ka nxjerrë jashtë me me dhunë më shumë se 16 000 vetë nga tokat e veta dhe operacioni ushtarak u ka mundesuar ketyre njerezve të kthehen pa frikë." Sidoqofte një drejtues i partisë kryesore opozitare në Pakistan Lidhjes muslimane të Pakistanit Ahsan Iqbal supozon se ky incident të kujton operacionin e 1971 në ish Pakistanin lindor, Bangladeshin e sotëm. "Plumbat nuk i bashkojnë kombet, ata krijojnë urrejtje. E njëjta gjë është bërë në rastin e Pakistanit lindor. Bengalezët janë vrarë pa mëshirë në emër të ruajtjes së Pakistanit. Por Pakistani nuk u pat shpëtuar ai ishte përçarë." Javët e fundit aleanca për rivendosjen e demokracisë në Pakistan (ARD), një koalicion i partive qeveritare, u përpoq më kot për votë mosbesimi kundër qeverisë. Ky incident ka nisur të katalizojë krizën politike në vend. Nga ARD u shpallën një seri protestash dhe grevash në mbarë vendin. Kryetari i saj dhe lideri i partisë popullore të Pakistanit Makhdoom Amin Fahim tha:"Ne e kemi dënuar këtë incident. Vrasja e qëllimshme e civilëve dhe e udhëheqësve politikë nuk i shërben Pakistanit dhe do të ketë pasoja që shkojnë larg. Ne kemi thënë që në fillim se duhet një proces negociatash me njërëzit në Belucistan si partnere të barabarte. Qeveria nuk mund të fitojë respekt, nëqoftëse nuk e jep atë e para." Mediat pakistaneze e dënuan vrasjen e Nawab Bugtit. Komentatoret politikë deklaruan se vdekja e tij është gabimi i dytë më i madh i ushtrisë pas ekzekutimit të ish kryeministrit Zylfikar Ali Bhutto në vitin 1979, është sikur t´i vësh zjarrin lëvizjes nacionaliste në Belucistan. Një udhëheqës nacionalist beluc Sardar Akhtar Mengal, shprehu të njëjtat bindje. "Ata që mendojnë se ky incident do të demoralizojë popullin e Belucistanit mendon krejtësisht gabim. Populli do të reagojë me zemërim. Por është herët t´ju tregoj permasat që do të marrë zemërimi i tyre. Duket se në një mënyrë apo një tjetër ky vend do ta paguajë gabimin." Duke shprehur ndjenjat e nacionalisteve belucë, politikani vetaran dhe zëdhënësi i asamblese kombetare Sardar Wazir Ahmed Khan Jogazai tha: "E ardhmja politike e Belucistanit do të mbetet në trupin e vdekur të Nawab Akbar Khan Bugtit. Ky nuk është incident i vogel. është një tragjedi e madhe që do të dënohet sa të jetë e mundur." Kjo mënyrë e zjarrtë të shprehuri dëshmon për faktin se vrasja e Nawab Bugtit është rezultati fatkeq i pafat i mënyrës së qeverisë për të zgjidhur këto probleme. Ai thekson edhe një herë nevojën për dialog politik dhe zgjidhje jo ushtarake të problemeve të këtilla.