″Evropa nuk shihet si një tërësi″- Imazhi i Evropës në Azi, Afrikë, Amerikë | Evropa | DW | 24.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Evropa nuk shihet si një tërësi"- Imazhi i Evropës në Azi, Afrikë, Amerikë

Studiuesi i shkencave ekonomike, amerikani, Xheremi Rifkin e cilëson procesin e integrimit evropian si një "banderolë të argjendtë në horizontin e një bote të sëmurë". Por si perceptohet Bashkimi evropian në Azi, Afrikë, dhe Amerikë Latine?

Megjithëse në Bruksel janë krenarë se po punojnë intensivisht për Evropën: Në vendet afrikane ky mesazh gati nuk ka mbërritur ende. Për këtë ekzistojnë në Evropë dallime të mëdha, shprehet eksperti anglez i mediave dhe specialist për Afrikën, Graham Mytton:
"Evropa nuk shihet ende si një e tërë. Shtetet evropiane kanë thjesht një imazh nacional të fuqishëm para së gjitash, shtetet perëndimore. Evropë nuk do thotë një gjuhë dhe një kulturë. Kështu që ajo nuk shihet si një hapësirë kulturore, ashtu si vështrohet një shtet në tërësinë e tij".

Qytete historikë, artistë të mëdhenj, zbulues të famshëm- Evropa paraqitet në imazhin e shumë afrikanëve si kështjella e civilizimit. Përkrah këtij imazhi mbi Evropën, qëndron thellë i rrënjosur edhe kujtimi i një të kaluare kolonialiste.
"Nuk ka asnjë rajon në Afrikë, i cili nuk ka pasur ndikim prej Evropës. Ka patur kolonializëm, skllavëri, dhe sot varësi ekonomike. Se çfarë ka dalë prej kësaj është një përzierje mes dashurisë dhe urrejtjes, pra një ekstrem përbri tjetrit.

Përvoja e kolonializmit akoma edhe sot pengon zhvillimin e vendeve, sepse shumë vetë nuk janë të çliruar ende nga mentaliteti i varësisë. Kështu mendon korrespondenti afrikan, Hans Jozef Dreckmann.
"Akoma edhe sot në gjeneratën që është aktive në politikë, ka një mendim naiv mbi kohën e kolonive, 'Të bardhët dinë çdo gjë më mirë, bëjnë çdo gjë më mirë, pra le t'i lëmë ata të veprojnë' Për sa kohë që do të ekzistojë një mendësi e tillë, ka shumë pak pavarësi të vërtetë edhe në mënyrën e të menduarit."

Edhe imazhi i Evropës në Amerikën Latine ka mbetur akoma me reminishencat e kolonializmit, thotë Hartmut Henschel, i cili prej vitit 1989 jeton në Argjentinë dhe drejton Institutin për opinionin publik.
"Spanja për shembull, shihet si vendin atdhe e mëmëdhe njëkohësisht."

Zgjerimi i Bashkimit Evropian gati nuk e ka zhvendosur aspak vëmendjen e amerikanojugorëve ndaj gjysmës tjetër të Evropës. Ata e kanë konsideruar procesin e zgjerimit para së gjithash në aspektin ekonomik, sepse BE-ja shihet si model edhe për ekonominë në vendet e Amerikës latine.
"Çdo gjë shihet në aspektin: Pa shih, çfarë arrijnë të bëjnë ata, dhe ne akoma ecim gërmuq. Madje Evropës i hidhet edhe një sy ziliqar."

Një gjë është e qartë. Interesi ndaj Evropës është i madh. Por raportimi mbi të është i pakët.

"Gati mbi 50% e argjentinasve do të dëshironin të informoheshin më intensivisht mbi Evropën dhe Gjermaninë. Jo me shumë ndryshime paraqitet situata edhe në Azi. Eksperti i mediave nga India, Keval Kumar e sheh para së gjithash problemin tek pamundësia e mediave të atjeshmë të një informimi të gjerë mbi Evropën:
"India i ka sytë nga Evropa- për shkak të industrializimit, pasurisë, letërsisë dhe kulturës së saj. Fakti që Evropa nuk është shumë e pranishme në lajme nuk tregon se interesi për të është i vogël. Ne kemi korrespondente gazetash- por vetëm në Londër. Kam përshtypjen se televizioni i Indisë nuk ka asnjë korrespondent të vetëm në të gjithë Evropën.
Graham Mytton është i mendimit se pyetja duhet kthyer edhe në anën tjetër:Sa dinë evropianët mbi vendet afrikane.
"Kam patur gjithmonë përvojën se afrikanët dinë më shumë mbi Evropën se sa anasjelltas. Pa dyshim! Përshtypja është se sa më e vështirë të jetë për njerëzit të mbërrijnë tek informacioni. Aq më shumë vëmendje tregohet për të. Ne evropianët e përkëdhelur kemi aq shumë mundësi informimi- dhe jemi në fund të fundit të painformuar .

  • Data 24.03.2005
  • Autor Marcel Glushak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEu
  • Data 24.03.2005
  • Autor Marcel Glushak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEu