1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111109 Ägypten Reax Urteil Marwa-Prozess

12 Nëntor 2009

Shpallja e dënimit me burgim të përjetshëm për dorasin Alex W. i cili vrau në korrik egjiptianen Marwa El-Sherbini shkaktoi reagime të shumta në Egjipt.

https://p.dw.com/p/KUfx
Procesi gjyqësor kundër vrasësit të Marwa el Sherbinit
Procesi gjyqësor kundër vrasësit të Marwa el SherbinitFotografi: AP

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk është keq, dënimi me vdekje do të ishte më i mirë - ky ishte reagimi i parë i njerëzve në rrugët e Kairos pas shpalljes së dënimit në procesin e Drezdenit.

'Ishim të shqetësuar që drejtësia gjermane nuk do të jetë e paanshme'

Drejtësia gjermane dha dënimin më të madh të mundshëm për rastet e tilla, dhe ky ishte një veprim i drejtë, mendon eksperti për çështjet juridike, Ahmed Refaat nga Universiteti në Port Said. Posaçërisht pas letrës së Prokurorisë së Përgjithshme ruse mbi gjendjen psikike të të akuzuarit, vendimi është për t'u përshendetur:

"Ne ishim të shqetësuar që drejtësia gjermane nuk do të jetë e paanshme, apo për shkak të dëshmive mjekësore se i akuzuari ka qenë më herët shizofren, do të japë një dënim më të ulët. Por ky dënim tregon se drejtësia gjermane mori vendimin e drejtë".

Vendimi e bëri të qartë se si do të veprohet në Gjermani në bazë të së drejtës dhe ligjit me ekstremistët, mendon juristi Refaat.

"Ky vendim është po ashtu një lajm për të gjithë fanatikët dhe duhet t'u tregojë të gjithë evropianëve se nuk ka dallim në mes të myslimanëve dhe të krishterëve, apo në mes të imigrantëve dhe qytetarëve të tjerë. Këto vende janë vende demokratike dhe duhet të respektojnë të drejtat e njeriut".

Si është e mundur që një vrasje e tillë të kryhet në Gjermani?

Tek njerëzit në rrugë shihet ende me rezervë, se si është e mundur që një vrasje e tillë të jetë kryer në një sallë gjermane të gjyqit.

"Përse i vrasin evropianët myslimanët? A është imazhi i myslimanëve aq i keq që ata reagojnë kështu? Apo i vrasin myslimanët për shkak të besimit të tyre? A e kuptonë ata se çfarë do të thotë islami në të vërtetë?"

"Evropianët në përgjithësi dhe gjermanët mendojnë gjithmonë se myslimanët janë fanatikë ose terroristë. Por ne nuk jemi terroristë, feja jonë nxit tolerancën. Ne nuk jemi fanatikë, nuk jemi të këqinj".

"Unë besoj që kurrë nuk do të shkojë në Gjermani, për shkak se atje nuk ka siguri për myslimanët. Unë nuk e kam pritur asnjëherë që një gjë e tillë të ndodhte në Gjermani".

Autor: Hans Michael Ehl/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi